Gruaja i kërkon të mos e lerë, bashkëshorti: Ardit të lutem ma mer

21/07/2019 - 19:39

Flutura është martuar me Arbenin tre vite më parë, ndërsa bashkë me ta jeton edhe mamaja e Fluturës. Pikërisht jetesa me mamanë e saj ka sjellë konflikte mes çiftit dhe familjarëve të Fluturës, aq sa tashmë Arbeni po mendon edhe largimin nga shtëpia.

Por ky vendim është i papranueshëm nga Flutura, e cila përgjatë gjithë kësaj seance në "Shihemi në Gjyq", i lutet bashkëshortit që të mos e bëjë, jo vetëm me fjalë. Ajo shkon herë pas here tek ai duke e kapur nga duart e bluza. Arbeni nga ana e tij thotë se problemi nuk është dashuria për bashkëshorten.

Ai tregon se kur vendosën që të martoheshin, i kërkoi Fluturës që të shkonte të jetonte me të në Fier. Por ajo nuk mundej sepse kishte nënën e sëmurë dhe duhej të kujdesej për të. Në këto kushte Arbeni shkoi të jetonte në shtëpinë e Fluturës në Elbasan.

 

Për shkak të gjendjes shëndetësore Arbeni nuk punon. Ai ka dy fëmijë nga një martesë e mëparshme, të cilët i dërgojnë atij para. Nga ana e saj, Flutura nuk mund të punojë pasi duhet të kujdeset për të ëmën, megjithatë kur vendosën që të jetonin bashkë, ajo e siguroi bashkëshortin se nuk do të duhej të mbante të ëmën e saj, pasi kjo e fundit kishte një pension në shtetin italian. Por këto para, në 3 vite martesë nuk erdhën asnjëherë.

Flutura thotë se paratë i mban vëllai i saj i vogël, që jeton në Itali. Ky i fundit e akuzon Arbenin se i ka zaptuar shtëpinë dhe se po shpenzon paratë e nënës së tij. Pikërisht kjo situatë e ka bërë të vështirë për Arbenin që të jetojë në shtëpinë e Fluturës, ndaj ka vendosur të largohet, duke i kërkuar Fluturës që të zgjidhë këtë problem që ai thotë është mes bashkëshortes së tij dhe vëllait të saj.

Flutura: Arbeni ka 6 muaj që zihet me mua, sepse do të largohet prej meje, do të ikë në Fier. Do të ndahet.

Arbeni: Pusho të flas unë, të sqaroj.

Flutura: Ardit më fal e (shkon tek Arbeni).

Arbeni: Për ça më solle këtu ti mua? E bëre publike, ishin disa gjëra që ne do t'i zgjidhnim bashkë. 

Flutura: Përse do të ndahesh ti prej meje, s'po të laj, s'po të shpëlaj?

Arbeni: Dakord për këto të jam shumë mirënjohës, po zgjidh njëherë problemet e tua brenda për brenda. Ik atje se jam shumë i zhgënjyer prej teje.

Arbeni: Këtu sot nuk duhet të isha unë, sepse problemin nuk e ka me mua e ka më vëllain e saj. Unë dua të iki në Fier si pasojë e problemit që ajo e ka problemin me vëllain e saj, Unë kam rreth 3 vjet që bashkëjetoj dhe jam shumë i kënaqur dhe ka pasur dhe ka dashuri mes nesh. I jam shumë mirënjohës, më hapi edhe derën e shtëpisë. Gjatë kohës që ne u njohëm, u njohëm në rrjetet sociale sepse unë vij nga një divorc, kam dy fëmijë. Ramë në një marrëveshje, u takuam 2-3 dhe bëra ofertën që të vinte kjo në Fier. Kjo kishte arsye të fuqishme që nuk vjen dot, sepse ka të ëmën të sëmurë me sklerozë. Njeri tjetër që ta mbajë nuk ka. Duke rënë në këtë marrëveshje unë pranova që të vij këtu. Plus që zonja e nderuar më tha që mamaja merr një pension. Sepse kur diskutohet një bashkim, diskutohen edhe të ardhurat ekonomike. Me se do të ushqehemi etj. Mua më mbajnë fëmijët, sepse unë kam probleme shëndetësore. M'i japin muaj për muaj, më kanë llogaritur edhe për shtëpi me qira. Nëna e Fluturës ka jetuar në Itali me vëllain e vogël, aty i është lidhur një pension. Kjo i kërkon vëllait pensionin, vëllai nuk i nis, por aty arrin e më shan mua. Kur një herë në 3 muaj, i dërgon 100 euro, kjo i thotë të keqen, t'u bëfsha. Kështu jam i zhgënjyer unë, i them pse i thua kështu, kur ai merr 600 euro..

Flutura shkon sërish tek Arbeni...

Flutura: Pse do të ndahesh ti prej meje njëherë?

Arbeni: Po kjo është arsyeja moj. Zgjidhe njëherë me tët vëlla. Për këtë jam i zhgënjyer me ty.

Flutura: Ti ke vendosur të ikësh në Fier të ndahesh prej meje, për ça do ndahesh ti prej meje, ku e ke hallin?

Arbeni: Këtu e kam hallin se po vete 60 vjeç dua të rri 5 ditë...

Flutura: Nuk ke për të ikur, do rrish këtu me mua.

Arbeni: Ik mos më kap mua, o Ardit të lutem ma merr

Flutura: Jo s'ka Ardit këtu, Arditi do rrijë aty në vend. Nuk ke për të ikur, do rrish këtu me mua.

Arbeni: Po ik moj se nuk mbaroi dynjaja për burra.

Flutura: Nuk dua burrë tjetër unë, nuk kam nevojë për burrë tjetër. Kaq po të them, nuk ke punë të shkosh në Fier.

Arbeni: Zgjidh njëherë problemin me vëllain tënd pastaj bashkë edhe mund t'i zgjidhim.

Në këtë pikë ndërhyn edhe juristja Çobani.

Eni Çobani: Mos kij merak se Arbenin të paktën deri në fund të seancën e ke këtu./tvklan.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveria dy vitet e fundit po aplikon stimuj në vlera monetare për nxitjen e lindjeve duke dhënë subvencione direkte për çdo fëmijë të lin

Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë dhe Qendra për të Drejtat e Fëmijëve publikuan sot Raportin Vjetor Kombëtar “Rinia 2020” në Ditën Ndërkombë

Presidenti Ilir Meta njofton se sot ka marrë vesh lajmin se Këshilli Rajonal i Abrucos ka votuar për njohjen e arbërishtes si gjuhë zyrta

Gjatë inspektimit në spitalin e Lezhës, ministrja Manastirliu deklaroi se po vijon fuqizimi i spitaleve rajonale dhe përgatitja e tyre si

Mjeku Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim të ri, ku tregohet se Covid 19 është zbutur, por nuk e ka humbur aftësinë e transmetueshmër

Mjeku Tritan Kalo ka apeluar për respektimin e masave me qëllimin frenimin e përhapjes së infeksioneve.

Pas shpërthimit të pandemisë gjimnazi “Petro Nini Luarasi” dyert e shkollës i hapi vetëm në ditët kur u zhvilluan provimet e maturës.

Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe studime nga institucione të tjera e kanë vërtetuar se Shqipëria ka nivelin më të ulë

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një video mesazh të mjekes Najada Çomo.