Gruaja ndjek me makinë dhe përplas të riun, më pas e godet me shkelm

16/09/2019 - 22:27

Një aksident absurd ka ndodhur së fundi. Një grua merr përpara me makinë një qytetar me motor, duke e dëmtuar atë. Si të mos mjaftonte, gruaja zbret nga makina dhe e qëllon me shkelma djalin e plagosur.

Janë pikërisht këto pamjet e transmetuara mbrëmjen e kësaj të hëne në emisionin investigativ Stop, në Televizionin Klan.

Bëhet fjalë për një video të mbërritur në redaksinë e emisionit, që siç shprehen drejtuesit e Stop është një çështje që do ta trajtojnë nga dita e nesërme.

“Në 067 22 088 88 na ka ardhur një video. Pyetëm si ishte historia dhe ishte e habitshme. Në fakt sot do të shikoni vetëm një pjesë, preludin e saj, sepse detajet e zhvillimit nga nesër e pas do t’i shikoni të gjitha”,- tha drejtuesi i Stop, Saimir Kodra.

Ky i fundit nga studio tregoi se shoferja e ndoqi motoçiklistin për të paktën 200 metra me qëllim që ta përplaste. Pasi e arriti, ajo e aksidentoi me makinë, por nuk u mjaftua me kaq. Gruaja, e cila siç mund të duket në pamje, shfaqet tejet e revoltuar, doli nga automjeti dhe e goditi të plagosurin me shkelm.

“Momenti që do të shikoni është një makinë që e ka ndjekur për 200 metra prapa një motor, e përplasi sepse e ndoqi pikërisht për ta përplasur… e shtriu në tokë si lopa dhe i del drejtuesja e automjetit, që ishte femër edhe i hy në shkelma në tokë drejtuesit të motorit. Vjen ambulanca, sigurisht djali nuk çohet vetë, e marrin dhe e çojnë në Spitalin e Traumës dhe kurohet për 3-4 ditë”,- tha drejtuesi i Stop, Saimir Kodra.

“Çdokush në këtë moment mendon se është ndonjë aksident, jo. Automjeti ka 200 e ca metra që e ndjek nga pas. Aty është një karburant dhe djali ka vajtur pikërisht aty për t’i shpëtuar ndjekjes makabre”.

Kodra tha më tej se drejtuesja e makinës endet e lirë rrugëve të Tiranës.

“Pse i japim këto pamje? Për të kuptuar ju atë se çfarë do të vazhdojmë ne nesër si emision. Që kjo drejtuese automjeti, me këtë akt me vetëdije, përplasje, shkelm e të gjitha të tjerat, sot është në mes të Tiranës dhe nuk ndenji asnjë ditë në komisariat. I vetmi që është i dëmtuar është djali, me krisje, me thyerje, motori që i është prishur, etj”. “Nesër më gjerë dhe më gjatë gjithë kjo histori”, theksoi më tej drejtuesi i Stop. /Tv Klan

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Më 18 tetor 2019, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) zhvilloi takimin e radhës në Durrës, për programin IPARD II, thirrja e

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i ka dorëzuar sot çekun e bebes Etlevës, një nëne të re e cila pas 15

Afrim Berisha, i ati i Alvinit 11-vjeçar, vogëlushi me historinë e trishtë të publikuar në emisionin investigativ "Le Iene", ka bërë një

Studentët shqiptarë paraqiten më vështirësitë më të mëdha financiare në Europë sipas një studimi që bëri Qendra Gjermane për Kërkime në A

Në aeroportin e Rinasit janë mbledhur familjarë të azilantëve që po depërtohen nga Franca.

“Rradhët e pritjes për radioterapinë janë ulur, duke siguruar trajtimin me akseleratorët linearë të fjalës së fundit të teknologjisë, në

Tre vjet pasi Bashkia e Tiranës shembi për ‘interes publik’ shtëpitë 100-vjeçare pranë sheshit Skënderbej, vendin e nënstacionit elektrik

Numri i studentëve është rritur gjatë viti akademik 2018/2019, ku janë regjistruar 139,043 studentë, rreth 5% më shumë se një vit më parë