Gruaja në Durrës divorcohet pas 26 vitesh martesë: Burri më dhunonte, fëmijët më braktisën (VIDEO)

05/11/2019 - 15:49

Dhurata Kulla është nënë e tre fëmijëve. 26 vjet pasi kishte lidhur kurorë, gruaja i është drejtuar gjykatës për të nisur procedurat e divorcit.

Me dokumentet në dorë ajo tregon se fundi i martesës së saj erdhi pasi bashkëshorti konsumonte alkool në mënyrë të vazhdueshme.

Largimi nga banesa dhe kërkesa për divorc i ka kushtuar shumë rëndë Dhuratës. Asnjë prej tre fëmijëve nuk i flet më me gojë, ndërsa prej muajsh as nuk e vizitojnë.

Vajza e madhe është bërë nënë, djali është i rritur por meraku qëndron te vajza e vogël 14-vjeçare e cila e ka telefonuar duke i thënë se nuk e lejon i ati të vizitojë nënën.

Në gjykatën e Durrësit thonë se ndarjet e çifteve kanë thyer çdo tabu. Nëse më parë ndaheshin kryesisht çifte të reja tani gjykatës i drejtohen edhe çifte nga 20 vite deri në 30 vjet martesë.

504 çifte janë ndarë në Durrës përgjatë vitit 2018. Duket se për vitin 2018 fenomeni i divorcit ka pësuar një rënie të numrit, krahasuar me vitin paraardhës, 2017-ën.

Sipas të dhënave zyrtare të Gjykatës së Durrësit, në harkun kohor të një viti janë depozituar në total 504 padi për zgjidhje martese, prej të cilave për 360 çështje është paranuar kërkesë-padia, për 49 çështje është rrëzuar dhe në 95 raste është vendosur pushimi i gjykimit.

Ndërkohë krahasuar me vitin 2017, ka një rënie, 31 divorce më pak që janë regjistruar përgjatë këtij viti. Pra, gjatë vitit 2017 kanë përfunduar 535 çështje nga të cilat për 378 çështje është pranuar kërkesë-padia, për 3 çështje është vendosur zgjidhja e martesës me marrëveshje, për 28 çështje është rrëzuar dhe në 126 raste është vendosur pushimi i gjykimit.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mbrëmja e maturës finalizon një kapitull të rëndësishëm të moshës më të bukur të jetës sonë, adoleshencës.

Doktoreshë Edlira Harizi, neurologe pranë spitalit rajonal Durrës, është rizgjedhur presidente e Urdhrit të Mjekëve për qarkun e Durrësit

Vetëvrasjet u rriten në mënyrë sistematike dy vitet e fundit, duke arritur në 216 persona më 2019 ose 2,3 për qind në raport me një vit m

Prej 15 majit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, mesatarisht çdo ditë kalojnë 10 autobusë me punëtorë sezonale nga zona të ndryshm

FRPD reagon për megaskandalin e dhunës seksuale ndaj 15-vjecares. Të rinjtë e FRPD-së kanë tubuar sot para Ministrisë së Arsimit.

Një protestë paqësore është organizuar në Padova nga shqiptarë dhe italianë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar të shembur si sot dy javë më

“Strategjia e rihapjes do të vijojë sipas fazave që komiteti teknik i ekspertëve ka miratuar.  Do të vijojmë me hapjen e çerdheve dhe kop

Andrea Karanaxha është një prej pensionistëve në qytetin e Durrësit, që ka pasion kopshtarinë.

Imami Ervin Qylafku, i cili drejton Xhaminë e Madhe në Durrës, në urimin e tij për besimtarët për ditën e Fitër Bajramit, lutet vetëm për