Grupi i biznesmenëve durrsakë dhurojnë nga 200 bukë në ditë për shtresat në nevojë

25/03/2020 - 11:47

Aktualiteti i dhimbshëm që po përjetojmë ka sjellë vështirësi financiare për shtresa të ndryshme sociale, e sidomos për ato në nevojë. Me përkeqësimin e situatës së pandemisë në Durrës një grup biznesmenësh durrsakë:

Adrian Reci, Neritan Golia, Ilir Myshketa, Julian Berxulli, Ilir Xhani, Mir Bicaku,  Llazar Tati,  Orges Mullai, Julian Guce, Edison Sulejmani, Adnan Quku, Eli Baxheri, Arjan Gjyzeli, Edi Nallbani - Servis Horeka, morën iniciativën për të ndihmuar sadopak grupet më vulnerabël të komunitetit tonë, kryesisht atë rom dhe egjiptian.

Ditët e izolimit vunë në vështirësi jetike shumë familje të cilat gjenden në pamundësi financiare për të siguruar bukën e përditshme. Kontributi i bashkëqytetarëve biznesmenë, konsiston në dhurimin e bukës, në zonat ku ata jetojnë. Që prej ditës së shtunë, ata po shpërndajnë një sasi prej 200 bukësh në ditë.

Mobilizimi dhe ndërgjegjësimi i këtyre bashkëqytetarëve të nderuar përforcon dhe ngre vlerat e qytetarisë durrsake dhe nxit solidaritetin e përbashkët. Le të jenë nisma të tilla burim frymëzimi dhe ndërgjegjësimi për të gjithë shoqërinë, e akoma më tepër të vlejnë si model për mobilizim të vazhdueshëm institucional.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nga 383 persona të infektuar me COVID 19, 41 raste janë në radhët e bluzave të bardha.

Kur po bëhet gati një muaj që ka nisur kufizimi i lëvizjeve dhe shqiptarët janë vendosur në karantinë të detyruar brenda shtëpive të tyre

Qendra për Nisma Ligjore Qytetare shpreh shqetësimin e saj lidhur me rastet e dhunës në familje në shqiptare gjatë periudhës së izolimit

Një 80-vjeçare nga Vlora është bërë pacientja e 100-të e shëruar nga koronavirusi në Shqipëri, teksa la sot Spitalin Infektiv.

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus, në një lidhje të drejtpërdrejtë me News 24” ka treguar

“Jemi në mesin e një beteje që nuk është ndalur në asnjë moment, lufta nuk ka mbaruar”.

Rregullat e lëvizjes së qytetarëve në kushtet e karantinës kanë venë në vështirësi mjaft qytetarë në Durrës.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, i cili u prek nga koronavirusi ka falënderuar të gjithë ata që janë interesuar për shëndet

Me anë të një postimi në Facebook, ministrja e Arsimit Besa Shahini, ka përcjellë momente pune të mësuesve nga i gjithë vendi ndërsa zhvi

Drama e tre grave që me pensionin e verbërisë së gjyshes prej 100 mijë të vjetra do shtyjnë gjithë muajin.