2000 invalidë të Durrësit kanë edhe problemet më të rënda ekonomike e sociale në familjet e tyre. Jo vetëm sepse janë në pamundësi fizike, por pagesat e invaliditetit janë krejtëisht minimale e nuk plotësojnë as minimumin jetik të varfërisë.

Abdulla Deliallisi, kreu i shoqatës së invalidëve në Durrës, ngre problematikën e pagesave të biletave në autobusët urbanë. Sipas ligjit, kjo kategori do të duhej të udhëtonte pa pagesë. Por, kjo nuk respektohet nga autobusët e linjave interurbane. Rastet më flagrante i përkasin asaj Durrës-Tiranë. Kreu i shoqatës denoncon me dhjetëra të tillë.

Një nga pikat më të nxehta mbetet parkimi. Mungesa e hapësirave të përcaktuara për invalidët apo edhe rastet kur tabelat e vendosura nuk respektohen, janë të shpeshta. Deliallisi ndërton një panoramë të plotë të situatës, duke ilustruar me shembuj konkretë. Ajo që të bie në sy është se midis shkelësve të ligjit ka edhe gjykatës apo prokurorë.

KEMPI ka qenë gjithnjë në fokus, për shkak të problematikave që ai mbart. Zvarritjet, që duhet të bëjnë një pjesë e mirë e invalidëve, janë të pakumptimta.