Hapen aplikimet për punësimin e mësuesve, afatet dhe procedura. Dokumentet që ju duhen

14/02/2020 - 10:55

Hapet gara për mësuesit që duan të vihen në listë pritjeje për t’u punësuar në vitin e ardhshëm shkollor.

Ministria e Arsimit ka hartuar udhëzuesin mbi afatet dhe procedurat e konkurrimit. Aplikimet në portalin “Mësues për Shqipërinë” janë të hapura deri në datën 21 shkurt dhe fill pas saj duhet të bëhet dorëzimi i dosjes personale në drejtorinë përkatëse rajonale të arsimit parauniversitar.

Afati për këtë vendoset nga vetë ato, por udhëzimi parashikon përmbylljen e këtij procesi jo më vonë se tri ditë pas mbylljes së aplikimeve online. “Kandidatët që dëshirojnë të ushtrojnë profesionin e mësuesit dhe të marrin pjesë në portalin ‘Mësues për Shqipërinë’ 2020, duhet të aplikojnë online deri në datën 21.02.2020 në portalin mësuespërshqipërinë.al. Kandidatët dërgojnë dosjet për konkurrim në DRAP-in ku kanë vendbanimin brenda datës 24.02.2020.

Dosjet dërgohen nëpërmjet shërbimit postar”, citohet në udhëzim. Dorëzimi i dosjes me të dhënat personale e profesionale është vetëm faza e parë e garës, e cila vijon me testimin e informatizuar, që ka edhe peshën më të madhe në renditjen finale. Vitin e kaluar dosjet u vlerësuan me 20%, ndërsa testimi 80%.

RASTE TË VEÇANTA

Në të gjashtin vit të rekrutimit të mësuesve përmes portalit qeveritar, jo të gjithë mësuesit e papunë duhet t’u nënshtrohen çdo herë testimeve e dosjeve personale. MAS ka parashikuar në udhëzim rastet e mësuesve që nuk dëshirojnë të ritestohen apo të dorëzojnë sërish të njëjtat dokumente (sipas tabelës krah shkrimit).

Mjafton një kërkesë e bërë brenda afateve të përcaktuara për të gjithë, për të ruajtur pikët e dosjes apo testimit të informatizuar. “Kandidatët, të cilët janë renditur në listën përfundimtare të portalit 2018 dhe dëshirojnë të ruajnë pikët e dosjes, pikët e testimit, ose edhe të dosjes edhe të testimt, dërgojnë në DRAP-in ku kanë vendbanimin, kërkesën për mbartjen e pikëve sipas shtojcës 4, brenda datës 24.02.2020, nëpërmjet shërbimit postar.

Për kandidatët që dëshirojnë të ruajnë pikët e dosjes, por kanë dokumente shtesë, së bashku me shtojcën 4 dërgojnë në DRAP edhe dokumentet që dëshirojnë të shtojnë”. Në rastet kur pasurohet lista e dokumenteve, drejtoria rajonale përkatëse e rivlerëson atë. Ndërsa kur dikush nuk dëshiron të ritestohet më, drejtoria tërheq nga Qendra e Shërbimeve Arsimore pikët e tij. /Panorama

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

10 mjekët që u dërguan në mision ndihme në Itali kanë filluar sot punën në spitalin e Breshias në Itali, ndërsa 20 infermierët do të fill

Një tjetër përfaqësues i Komitetit të Covid 19 pranë Ministrisë së Shëndetësisë preket nga koronavirusi.

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë shëruar 8 persona të infektuar me koronavirus.

“Kur më duhet të vij në spital shikoj në Tiranë njerëz dhe them është e tmerrshme.

Hapet spitali i dytë COVID-19. Nga sot, spitali “Shefqet Ndroqi” është spitali i dytë COVID në vend.

Kufizimi i lëvizjeve dhe bllokimi i punës në sektorin privat ka bërë që shumë familje të vihen në vështirësi të madhe për të mbijetuar.

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar dy “manuale” se si të veproni në mbrojtje nga koronavirusi i ri, i quajtur COVID-19, kur dilni

Shkollat do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa mësimet jepen online në mënyrë që nxënësit të mos humbasin vitin shkollor dhe të

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka postuar në profilin e tij disa foto që tregojnë grumbullime njerëzish.

Kufizimet në lëvizje, për shkak të Covid 19, kanë frenuar përhapjen e virozave normale duke ndikuar në rënien e flukseve spitalore për sh