Filozofia që ndjek universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka të bëjë me ‘studentin në qendër’, dhe kjo vërehet qartë në çdo qelizë dhe çdo aktivitet që zhvillon ky universitet. Edhe pse i ri në ekzistencë, UAMD po zhvillohet vit pas viti duke u shndërruar në një nga universitetet më të rëndësishme të vendit, ku një ndër pikat më të forta dhe konkuruese që ka ai, janë programet unike të studimit që ofron.

Duke ndjekur këtë vizion inovator dhe transformues, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, me një punë të vazhdueshme, këmbëngulëse dhe intensive, integron brenda programeve të veta të studimit, kurrikulat më të fundit.

Midis tyre dallon Bachelor në Multimedia dhe Televizion Dixhital, program i hapur që në 2012-n, i cili është produkt i një bashkëpunimi të suksesshëm midis disa universiteteve shqiptare dhe europiane.

Ky program dallohet jo vetëm në Shqipëri por dhe në rajon, pasi është unik në llojin e vet dhe mbi të gjitha i shërben nevojave të tregut në trojet shqipfolëse për specialistë të fushës dhe mbi të gjitha specialistë me një vërtetim diplome.

Për të mbështetur specializimin po në këtë fushë, dhe për t’iu dhënë studentëve një mbështetje më tej në studimet e Multimedias dhe Televizionit Dixhital, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit duke filluar nga ky vit akademik do të ofrojë për të gjithë studentët e interesuar mundësinë për të ndjekur studimet në Master profesionalMultimedia dhe Televizion Dixhital”.

Ky master është produkt i implementimit të suksesshëm të projektit me DIMTV.

Projekti financohet nga Bashkimi Europian dhe gjen mbështetjen e universiteteve të njohura në këtë fushë në vende europiane si Estonia, Sllovenia dhe Çekia.

Projekti DIMTV ka si qëllim hapjen e Masterit Profesional në UAMD në Shqipëri dhe module kursesh në fushën e Multimedias dhe Televizionit Dixhital në universitete të tjera të Shqipërisë si: “EPOKA” dhe në Kosovë, në Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin për Biznes dhe Teknologji.

RTSH është gjithashtu një partner i fuqishëm i projektit i cili do të ndihmojë nga ana e tij në shkrirjen e barrierave midis universitetit dhe biznesit në këtë fushë duke reklamuar, mbështetur dhe integruar studentët me praktikën dhe realitetin.

Por çfarë mundësish të jep kjo degë masteri? Studentët do të kenë mundësi që të profilizohen në një prej tre drejtimeve: Përpunim Imazhi, Animim 3D dhe Produksion&Postproduksion.

Profili “Përpunim imazhi”, i cili sot është trend në botë për shkak të aplikimeve të shumta ku gjen zbatim, do t’i ofrojë studentëve shkëmbime studentore semestrale drejt Universitetit të Tartu-së në Estoni.

Profilet e tjera “Animim 3D” dhe “Produksion&Post produksion” do t’i specializojnë studentët në teknikat më të avancuara dhe gjithashtu do t’iu përshtaten sfidave dhe kërkesave të tregut. Kurrikula e moduleve është marrë nga universitetet prestigjoze në këtë fushë në Slloveni dhe Çeki.

Specialistë nga këto universitete do të trajnojnë lektorët e fakultetit dhe do të sjellin një frymë të re të studimit të ndërthurur me praktikën.

Një studio televizive me laborator cilësor dhe me infrastrukturën më moderne në këtë fushë do të ndërtohet në fakultet, për të mbështetur dhe ndihmuar studentët në këtë program studimi, që njohurinë më të fundit teorike ta shoqërojnë me praktikën e duhur.

Ndiqni videon më poshtë, të përgatitur nga DurrësLajm”.