Hapet këndi i dytë për fëmijë në Parkun e Liqenit Artificial

02/06/2019 - 16:18

Parkut të Madh të Liqenit Artificial i shtohet një tjetër kënd modern lojërash për fëmijë. Dy vite pas hapjes së këndit më të madh të lojërave në vend, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me TIKA-n, ka ndërtuar këndin e dytë më të madh, por kësaj here në një hapësirë që më parë ishte krejtësisht e degraduar dhe e pashfrytëzuar në pjesën jugore të Parkut të Liqenit.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga ambasadori i Turqisë në vendin tonë, Murat Ahmet Yörük, edhe nga përfaqësuesit turq të TIKA-s, falenderoi të gjithë ata që mundësuan krijimin e kësaj hapësire, që veç lodrave për fëmijë është i pajisur edhe me një kënd force për më të rriturit.

E gjithë skuadra, si kolegët turq edhe ata shqiptarë, kanë bërë një punë me aq shumë dashuri, sikur secili ta kishte bërë për fëmijën e vet. Ju jam shumë mirënjohës të gjithëve, që keni kontribuar në çdo cep të këtij këndi fantastik, që me gjasë, pasi të hapet dhe ta marrë vesh gjithë mëhalla, do jetë një ndër vendet më të frekuentuara e të suksesshme në Tiranë”, tha Veliaj.

Ai u shpreh i kënaqur që në këtë mandat të parë e nisi punën me të ardhmen e qytetit dhe po e mbyll po me ta, si mënyra më e mirë për të siguruar që gjenerata e tjetër të rritet e shëndetshme dhe me të gjitha kushtet për t’u arsimuar. “Nuk besoj se kishte një mënyrë më të mirë për ta mbyllur këtë 4 vjeçar, si kryetar i Bashkisë së Tiranës, se sa me një kënd lojrash për fëmijë. Ky është këndi ynë i 44. Pra, në rreth 44 muaj punë, kemi bërë nga një kënd në çdo muaj”, shtoi Veliaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Strategjia e rihapjes do të vijojë sipas fazave që komiteti teknik i ekspertëve ka miratuar.  Do të vijojmë me hapjen e çerdheve dhe kop

Andrea Karanaxha është një prej pensionistëve në qytetin e Durrësit, që ka pasion kopshtarinë.

Imami Ervin Qylafku, i cili drejton Xhaminë e Madhe në Durrës, në urimin e tij për besimtarët për ditën e Fitër Bajramit, lutet vetëm për

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën, më 24 maj 2020.

Mbyllja e lojërave të fatit në fund të vitit 2018 bëri që shumica e atyre që luanin në kazino apo pika bastesh të ktheheshin tek bixhozi

Shqipëria po bën hapa prapa në indeksin e zhvillimit njerëzor për shkak se vdekshmëria foshnjore po rritet vit pas viti dhe nga ana tjetë

Ministria e Shëndetësisë publikon udhëzuesin për masat që duhet të ndërmarrin institucionet e kopshteve dhe çerdheve në prag të hapjes, n

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në Ditën Kombëtare të Jetimëve ka zgjedhur të shprehë mirënjohjen për

Muaji i Ramazanit në Shqipëri dhe në mbarë botën, pritet me shtim në adhurime nga besimtarët myslimanë, pasi janë 30 ditë dedikuar më shu