Hapet qendra e parë për viktimat e dhunës seksuale në Shqipëri

04/12/2018 - 13:23

Hapet LILIUM, e para qendër në Shqipëri për trajtimin e viktimave të dhunës seksuale. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu mori pjesë në inagurimin e qendrës së re që do të trajtojë me të gjitha shërbimet, viktimat e dhunës seksuale.

“Qendra Lilium, që ka emrin e një luleje, është qendra e parë e menaxhimit të krizës për rastet e dhunës seksuale në Shqipëri, ku do të ofrohen shërbime të integruara për viktimat e dhunës seksuale”, tha Manastirliu.

Të gjitha shërbimet e kujdesit shëndetësor, ekzaminimi mjeko-ligjor, mbledhja e provave për ndjekjen e rastit nëpërmjet drejtësisë penale dhe shërbimet psikosociale, ofrohen në të njëjtën kohë, në të njëjtin vend dhe nga profesionistë të specializuar veçanërisht për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale.

Për shkak të stigmës dhe mungesës së shërbimeve të specializuara, rastet e dhunës seksuale janë të nënraportuara, por ne besojmë se me hapjen e kësaj qendre tashmë me standarte të çertifikuara, do të kenë mundësi të marrin shërbim pa dallim dhe në anonimitet të plotë të gjithë viktimat e dhunës seksuale”, tha Manastirliu.

Qendra LILIUM është një qendër sipas standarteve europiane, e financuar nga Qeveria shqiptare në përmbushje të rekomandimeve të Konventës së Stambollit, Raportit të GREVIO-s dhe ligjit të ri për “Masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Ai shërbim nëpërmjet një ekipi multidisiplinar të përbërë nga: punonjës socialë, punonjës të policisë, infermierë, mjekë ligjorë, gjinekologë, pediatër, psikiatër, psikologë klinikë, punonjës të prokurorisë, avokatë, etj. Qendra LILIUM, është një qendër që ka si përparësi shëndetin dhe mirëqenien e të mbijetuarve nga dhuna seksuale, pavarësisht moshës, gjinisë, etnisë, grupit social, aftësisë së kufizuar, preferencës seksuale apo çdo lloj dallimi tjetër.

Gjatë inaugurimit të qendrës Lilium, merrnin pjesë edhe drejtor i UN Women në Shqipëri, zëvendësministret e Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Jashtme, mjekë dhe punonjës të specializuar që do të ofrojnë shërbimet multidisiplinare në këtë qendër.

Ministrja Manastirliu theksoi se modele të tilla të qendrave që ofrojnë shërbime multidisiplinate për viktimat e dhunës seksuale do të shtrihen në të gjithë vendin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në seancën e ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në Gjyq” këtë të diel ishin dy vëllezërit Xhevati dhe Ibrahimi.

Ministria e Shëndetësisë informon se në total janë 15 persona të plagosur nga protesta e opozitës përpara godinës së Kryeministrisë.

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion për të lënduarit e protestës së opozitës së bashkuar.

Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë publikoi sot sondazhin e vitit 2018, sipas të cilit papunësia është shqetësimi kryesor i qytetarëv

Nuk do të ketë më reklama të barnave që jepen me recetë mjeku.

Historia një gruaje të dhunuar nga Kosova është trajtuar sot në studion e emisionit “Me zemer të hapur” të drejtuar nga Evis Ahmeti në Ne

Hap dyert urgjenca e re e shërbimit infektiv, me kushte të përmirësuara dhe me një standard të ri shërbimi për qytetarët.

Një nënë nga Kruja kërkon të takojë fëmijët e saj të cilët prej dy vitesh jetojnë me ish-bashkëshortin.

Ngujimi i studentëve të Fakultetit Juridik ka përfunduar mbrëmjen e së hënës.