Hidhen themelet për tunelin nëntokësor të makinave në sheshin “Veliera” (VIDEO)

15/03/2017 - 15:34

*Punimet vijojnë me tre turne.

Sheshi “Veliera” ka filluar të marrë  pamjen e një projekti në realizimin e tij final.

Pavarësisht kundërshtive të mëdha dhe konfliktit  të hapur midis Bashkisë së Durrësit dhe shoqërisë civile, për të ardhmen e zonës në qendër të Durrësit, punimet në sheshin “Veliera” kanë  ecur me ritme shumë të larta. Tuneli nëntokësor që nis nga godina e Bankës Kombëtare, është strukturuar në rreth 50% të tij, pasi punimet kanë ecur deri tek ish-kryqëzimi i Rrugës Tregtare me hyrjen e portit.

Pothuajse 24 orë në ditë punimet nuk janë ndërprerë në 3 prej katër pjesëve të këtij sheshi, nga firma ndërtuese.

Tuneli zë fill në ish-shtratin e rrugës kryesore nga Banka Tregtare dhe përfundon në kuotën zero përpara godinës së Torrës Veneciane.

Aktualisht është duke u gërmuar në shtratin e rrugës nga ish-kryqëzimi i Rrugës Tregtare aty ku doli një prej topave të shekullit 1800, për të vijuar me tunelin deri para monumentit të Mujo Ulqinakut, aty ku edhe përfundon pika zero e tunelit nëntokësor.

E gjithë kjo hapësirë është përcaktuar për shesh për këmbësorët, duke iu dhënë përparësi këtyre të fundit.

Aktulisht me vendim gjykate është ndërprerë puna në një sipërfaqe të caktuar përpara kompleksit “FLY”, ku u zbuluan edhe themelet e një godine të periudhës mesjetare. Në themelet e kësaj godine sipas projektit do të ndërtohet këmba e një vele.

Për Bashkinë e Durrësit projekti “Veliera” nuk ka kthim pas dhe këtë e tregojnë edhe punimet që vijojnë me tre turne. Ministria e Kulturës dhe autoritetet në varësi të saj, duhet të kishin dhënë një vendim final për të ardhmen e zbulimit arkeologjik, nëse duhet të ruhet, apo nëse do të lejohet ndërtimi i këmbës së “Velierës”. Deri tani nuk është dhënë asnjë vendim për këtë sajt arkeologjik, ndërsa opinioni publik ka qëndrime kundër në lidhje me ndërtimin e Velierës.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta njofton se sot ka marrë vesh lajmin se Këshilli Rajonal i Abrucos ka votuar për njohjen e arbërishtes si gjuhë zyrta

Gjatë inspektimit në spitalin e Lezhës, ministrja Manastirliu deklaroi se po vijon fuqizimi i spitaleve rajonale dhe përgatitja e tyre si

Mjeku Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim të ri, ku tregohet se Covid 19 është zbutur, por nuk e ka humbur aftësinë e transmetueshmër

Mjeku Tritan Kalo ka apeluar për respektimin e masave me qëllimin frenimin e përhapjes së infeksioneve.

Pas shpërthimit të pandemisë gjimnazi “Petro Nini Luarasi” dyert e shkollës i hapi vetëm në ditët kur u zhvilluan provimet e maturës.

Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe studime nga institucione të tjera e kanë vërtetuar se Shqipëria ka nivelin më të ulë

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një video mesazh të mjekes Najada Çomo.

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim prekës për nënën e tij Aneta, e cila u nda nga jeta një ditë më parë.

Banorët e pallatit 1035, në lagjen nr. 9 të qytetit të Durrësit, janë njoftuar për lirimin e banesave, pasi pallati i tyre do të shembet.