Gëzimi, babai i cili nga pamundësia ekonomike që të kujdesej për to, i kishte dërguar fëmijët në jetimore me idenë që do të kishin një jetë më të mirë, me historinë e tij dy javë më parë në programin  “Dua të të bëj të lumtur”, përloti opinionin publik.

Një çift pastorësh, në “Dua të të bëj të lumtur”, kishin ftuar Gëzimin për t’i kërkuar kujdestari alternative për dy vajzat e tij, por ai e refuzoi këtë kërkesë me pretendimin se ata kishin ndikuar në distancën që të bijat kishin filluar të shfaqnin ndaj të atit të tyre biologjik.

Një nga personat që reagoi për këtë situatë ishte edhe Imami nga Tirana, Ahmed Kalaja, i cili nga profili i tij zyrtar ka zbuluar se, Gëzimit i ndodhi diçka që e bëri të lumtur.

STATUSI I PLOTË

Surpriza e pare.

Gezimi qe gezoi te gjithe njerezit me qendrimin e tij fisnik mbylli nje kontrate pese vjeçare pra per 5 vite per 40 000 leke afersisht 300 euro kjo neto plus kesaj edhe me siguracione te paguara 7625 leke.

Me interesant eshte fakti se donatori nuk deshiron te behet i ditur; Allahu e bekofte.

Sapo kemi filluar.

Zot mos u perdorte emri yt per tu ndare familjet; prinderit nga femijet;
Zot emri yt u perdorte per dashuri e bashkim.

Amin!

Zoti im bashkoje kete familje edhe çdo familje qe prinderit edhe femijet nuk bashkohen per arsye qe nuk jane arsye.

Amin.