Humbi 2 nipërit në Durrës nga tërmeti, xhaxhai bën falenderimin prekës për këngëtarin e njohur

19/01/2020 - 09:13

Historia e vëllezërve Shemsedi dhe Isa Abazi nga qyteti i Gjilanit, të cilët humbën jetën nga tërmeti i 26 nëntorit, në Durrës, ishte në puntatën e parë të programit "Dua të të bëj të lumtur" në Top Channel.

Në studion e emisionit kishte ardhur xhaxhai i tyre, Ramadan Abazi për të falenderuar publikisht një ndër artistët më të dashur të muzikës shqiptare, këngëtarin Ermal Fejzullahu, pasi ky i fundit kur u njoh me historinë e vëllezërve Abazi dhuroi 100.000 euro për t’i ardhur në ndihmë familjes.

Duke qenë se dhimbja e prindërve për dy vëllezërit Abazi ishte e madhe, si përfaqësues i familjes në vend të tyre kishte ardhur xhaxhai, Ramadani. Ermal Fejzullahu, i prekur nga ky gjest, u shpreh se shqiptarët janë një popull me zemër të madhe dhe këtë e treguan me solidaritetin e tyre në këtë tragjedi.

Vëllezërit ishin me profesion mekanik makinash dhe çdo javë udhëtonin nga Kosova drejt Shqipërisë për të punuar dhe për të siguruar të ardhura për familjen e tyre.

Ata ishin të martuar dhe paratë që fitonin i dërgonin për të ndërtuar shtëpinë në Gjilan. Fatkeqësisht ëndrra e tyre për të ndërtuar një shtëpi të madhe mbeti përgjysmë dhe lanë pas 6 fëmijë të vegjël.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas evidentimit të situatës shëndetësore me prezencë komunitare të koronavirusit në Itali, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Një qytetar nga Tirana Andreja Pepkolaj ,pretendon se zgjidh problemet shëndetësore e sociale të njerëzve , duke u lutur e kryer rituale

Emisioni “Historia ime” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e pazakontë të një 85-vjeçari.

Detaje të reja zbardhen për krimin brenda familjes në Xhafzotaj të Durrësit ku Lulzim Cuku vrau bashkëshorten e tij Manjola Cuku në mënyr

"Qeveria po përgatit një paketë të plotë mbështetëse konkrete për kthimin e mjekëve shqiptarë të diasporës, që nga bonusi dhe incentivat

Kryetarja e Komisionit të Arsimit dhe Medias, Fatjona Dhimitri, i kërkon publikisht ministres së Arsimit, Besa Shahini, të japë dorëheqje

Fotot e të sëmurëve në fund të jetës, por edhe të vdekur. Foto që do t’ju bëjnë që ta lini vesin e duhanit.

Stresi i lidhur me punën ka një prevalencë të lartë tek punonjësit në Shqipëri.

Një ditë më parë “Stop”transmetoi dy dëshmi të reja, që implikojnë profesorin e kantos në shkollën e mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier

Ideja e ministrit të turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi e mbështetur nga hotel "Aragosta" me pronar Eduard Xhepa, janë finalizuar me një