Oficeri i burgut të Peqinit, Tonin Mhilli që humbi jetën mëngjesin e sotëm në aksidentin tragjik në Rogozhinë teksa shkonte për në punë është babai i gazetares së ReportTv, Valbona Mhilli.

Pas ngjarjes tragjike, Valbona ka bërë një postim shumë prekës në rrjete sociale, teksa ka publikuar foton e një shiriti të zi.

“Pse ike o ba pa mua? Pse e doje punën më shumë se ne o baaa, pse o komisari i jetës sime, o dashuria ime, o drit, o jeta ime, i le ëndrrat në mes, o baaa çohu”, shkruan Mhilli.