Humbi bashkëshortin nga tërmeti, Klotilda Greku sistemohet në apartament të ri në Tiranë

14/12/2019 - 20:39

Klotilda Greku, e cila humbi bashkëshortin e saj Sajmir Grekun bashkë me vjehrrin dhe vjehrrën nga tërmeti i 26 nëntorit është sistemuar në banesën e saj të re 2+1 në Tiranë.

Ajo u vizitua sot nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, të cilët i garantuan mbështetje të plotë me gjithçka që ka nevojë. Krahas apartamentit të ri i cili është mobiluar me çdo gjë të nevojshme dhe mbështetjes së menjëhershme financiare, po punohet për t’i lidhur vajzës një pension të posaçëm për shkollim.

Bashkia e Tiranës është angazhuar që bashkë me qeverinë të sistemojë me banesa dhe të mbështesë financiarisht të gjithë familjet që humbën njerëzit e tyre të dashur nga Tërmeti.

Nga ana tjetër, do të rindertohen të gjitha banesat e dëmtuara, ndërkohë që ato me dëmtime të pjesshme do të meremetohen. Gjer në zgjidhjen përfundimtare, Bashkia e Tiranës ka ofruar bonus qiraje 100 % për familjet e prekura nga tërmeti.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Historia e vëllezërve Shemsedi dhe Isa Abazi nga qyteti i Gjilanit, të cilët humbën jetën nga tërmeti i 26 nëntorit, në Durrës, ishte në

Dhurata është 48 vjeçe dhe jeton në një nga apartamentet e banesave sociale, pranë Ujësjellësit në Durrës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar poliklinikën e specialiteteve nr.

Në sallën  e konferencave të Fakultetit të Edukimit, të enjten u mbajt një leksion i hapur nga  Prof. As. Dr.

Hapësirat e pakta publike që kanë mbetur në Durrës shfrytëzohen gjatë orëve të paradites nga të moshuarit, që shfrytëzojnë ditët me diell

 “Targeti i vendosur prej 475 mijë qytetarësh për kryerjen e Kontrollit Mjekësor Bazë është kapërcyër me mbi 7700 qytetarë, që do të

"Në të dy sektorët e shëndetësisë dhe atë të mbrojtjes sociale janë 41 dokumente,  të cilat qytetarët mund t’i aksesojnë online".

Në një rrëfim ekskluziv për emisionin "Me Zemër të Hapur", në News24, bashkëshorti i 50-vjeçares Drita Saliaj, që u masakrua nga tre të r

Sipas një skenari normal, pa rritje të emigracionit dhe rënie të lindjeve mosha mesatare e popullsisë Shqipërisë sipas projeksioneve të O