I mbijetuari i tërmetit, Klajdi Qato: Mendova se i humba shpresat

30/11/2019 - 22:09

24 vjeçari Klajdi Qato një nga të mbijetuarit e tërmetit ka rrëfyer për Open momentet e ferrit pas tërmetit.

“Në momentin që rashë isha mirë, kisha shpresë se do ia dilja, mu afruan ekipet që pastaj edhe më shpëtuan, erdhi edhe ekipi grek, nuk e besoja kurrë që mund të dilja që aty. Më mbajti edhe kurajo dhe guximi që më dha doktori, mendova se i humba shpresat.

Gjëja e parë që doja të bëja ishte të takoja ekipin grek, por doktori nuk më la se kisha nevojë për kujdesje”, tregoi Klajdi.

Kujtojmë se pas më shumë se 19 orësh nën rrënoja, Klajdi Qato është nxjerrë nga rrënojat e pallatit.

Qato u dërgua për në spital që të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Operacioni u zhvillua nga bashkëpunimi mes ekipeve shqiptare dhe greke të kërkim-shpëtimit.

Finalizimi i këtij operacioni të gjatë gëzoi anëtarët e ekipeve të shpëtimit dhe qytetarët që u ndodhën në vendngjarje në Thumanë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Strategjia e rihapjes do të vijojë sipas fazave që komiteti teknik i ekspertëve ka miratuar.  Do të vijojmë me hapjen e çerdheve dhe kop

Andrea Karanaxha është një prej pensionistëve në qytetin e Durrësit, që ka pasion kopshtarinë.

Imami Ervin Qylafku, i cili drejton Xhaminë e Madhe në Durrës, në urimin e tij për besimtarët për ditën e Fitër Bajramit, lutet vetëm për

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën, më 24 maj 2020.

Mbyllja e lojërave të fatit në fund të vitit 2018 bëri që shumica e atyre që luanin në kazino apo pika bastesh të ktheheshin tek bixhozi

Shqipëria po bën hapa prapa në indeksin e zhvillimit njerëzor për shkak se vdekshmëria foshnjore po rritet vit pas viti dhe nga ana tjetë

Ministria e Shëndetësisë publikon udhëzuesin për masat që duhet të ndërmarrin institucionet e kopshteve dhe çerdheve në prag të hapjes, n

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në Ditën Kombëtare të Jetimëve ka zgjedhur të shprehë mirënjohjen për

Muaji i Ramazanit në Shqipëri dhe në mbarë botën, pritet me shtim në adhurime nga besimtarët myslimanë, pasi janë 30 ditë dedikuar më shu