“I mbushën trupin me pleshta, i hoqën dhëmbët me darë”! Si u torturua nga hetuesit e Komunizmit 20-vjeçarja

31/08/2019 - 14:38

Një 20-vjeçare në duart e hetuesve dhe policëve që provuan çdo formë torture ndaj saj, por pa ia arritur qëllimit. Bianka nuk i nxori kurrë fjalët që ata kërkonin...

Edhe pse më pak në numër sesa burrat, gratë nuk kanë munguar në hetuesitë, sheshet e pushkatimit, burgjet dhe kampet e punës së detyruar të diktaturës komuniste. Edhe pse me një trup më të brishtë, ato nuk u kanë shpëtuar torturave mesjetare të krijuara nga mendjet e sëmura që merrnin në dorë jetën e njerëzve të pafajshëm që nga çasti i arrestimit të tyre. Si në rastin e viktimave burra, mes tyre ka pasur intelektuale, mendje të kultivuara e personalitete të spiktatura që e kundërshtuan haptazi të keqen, por nuk kanë munguar as gratë e thjeshta, me pak ose aspak arsim e mundësi në jetë, por gjithsesi me një bërthamë të fortë virtytesh për shpirt, i cili nuk u mposht deri në frymën e fundit.

Disa gra tashmë njihen për heroizmin e tyre, të tjera ende jo. Disa histori janë zbuluar, të tjera i gjen në dokumente e botime më pak të njohura.

Libri “Premtimi i përmbushur” i Gjon Sinishtës, i botuar në SHBA në vitin 1976 dhe i publikuar në shqip 40 vjet më vonë, përmend disa prej tyre, që nga Marie Shllaku, shkodrania e njohur që dashurinë për Kosovën, komunistët ia llogaritën për krim, te një listë motrash katolike që i shtohen martirëve që dhanë jetën për besimin e tyre deri te besimtaret e thjeshta që u torturuan e megjithatë nuk i treguan patriotët antikomunistë të fshehur maleve, si Elena Shllaku që u dënua me 20 vjet punë të detyruar dhe Bianka Krosaj, që humbi jetën pas 14 muajsh në qelinë e ftohtë ku u sëmur nga tuberkulozi.

Bianka nga fshati Kaçinar i Mirditës ishte vetëm njëzet vjeçe kur u arrestua në gusht të 1947-ës, shkruan Sinishta në kapitullin me profile martirësh të marrë nga numrat e revistës “Zani i Katolikëve shqiptarë në mërgim”, të viteve 1957-1958.

TORTURAT BRUTALE

U akuzua se kishte ndihmuar luftëtarët antikomunistë në male, duke u çuar ushqime e barna. Që ditën e parë të burgimit, filluan ta torturonin brutalisht. E torturuan me shkopinj e me litar të lagur. I futën vezë të ziera në sqetull derisa lëkura e njomë iu mbush me flluska djegieje. Çdo ditë e torturonin me korrent në të gjitha pjesët e trupit. Duke qenë se ajo nuk u dorëzua para gjithë kësaj egërsie mizore, policia e detyroi të gëlltiste një kilogram kripë dhe nuk i dhanë asnjë pikë ujë për dy ditë.

Njëherë ia mbushën kokën e trupin me pleshta (torturë makabre e shpikur nga fantazia e sëmurë e komunistëve ruso-shqiptarë). I bënë edhe një serum për t’i paralizuar arsyen e për t’ia dobësuar vullnetin, por kjo djallëzi nuk pati efekt te kjo heroinë shqiptare. Nga goja e saj, nuk doli asnjë fjalë që mund të tregonte se ku fshiheshin patriotët antikomunistë, që luftonin kundër shtypjes. Me një forcë mbinjerëzore, Bianka Krosaj i duroi të gjitha torturat e nuk foli kurrë. Policët i xhindosi aq shumë qëndresa e saj, saqë ia hoqën dhëmbët me darë e ia shkulën flokët. Kjo torturë zgjati për 14 muaj në një qeli të ftohtë betoni, derisa ajo mori tuberkulozin. Në pranverë e 1949, Bianka Krosaj vdiq duke dhënë një shembull sesi të besojmë në Zotin e sesi të fitojmë kundër armiqve të Zotit e të Atdheut.

Autori i këtij libri, Gjon Sinishta, ish-student i Seminarit Papnor në Shkodër, është një i mbijetuar i regjimit komunist që u arratis nga Shqipëria për në ish-Jugosllavi e më pas në SHBA, ku edhe e shkroi dhe botoi këtë libër si një premtim ndaj Zotit dhe bashkëvuajtësve për të rrëfyer historinë e persekutimit të klerit katolik nga komunistët. Ai ka shfrytëzuar jo vetëm botimet e katolikëve në SHBA, por edhe dëshmitë e të njohurve, të arratisur nga Shqipëria, që kishin parë nga afër vuajtjet e të persekutuarve dhe njihnin historitë e tyre të toturave dhe qëndresës./Kujto.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një aksident absurd ka ndodhur së fundi. Një grua merr përpara me makinë një qytetar me motor, duke e dëmtuar atë.

Në periudhën 19 shtator — 21 shtator 2019 do të kryhet procesi i aplikimit online për raundin e dytë në Portalin U-Albania.

Histori tronditëse. Një nënë fatkeqe në kërkim të vajzës së zhdukur 35 vite më parë e një nëne fatlume e cila e birësoi.

Një histori aspak e zakonte ishte ajo e sotmja në rubrikën “Shihemi në gjyq” në E diela Shqiptare në Tv Klan.

Elona Kuburja, 15-vjeçarja që u dërgua në Turqi për mjekim të specializuar, pasi vuante nga një sëmundje e rrallë, ka ndërruar jetë.

Kompania Smart Center Durrës, e cila operon me sukses që prej vitit 1998 në fushën e informatizimit të bizneseve, ndërmarrjeve, trajnimit

Instituti i Shëndetit Publik del me deklaratë lidhur me fluksin e pacientëve te reparti Infektivit në qendrën shëndetësore “Nënë Tereza”.

*Biznesi i farmaceutikës po sheh një periudhë lulëzimi, teksa importet e ilaçeve në sasi u rritën me 21% gjatë 7-mujorit 2019

Nga janari i këtij viti janë 16 pacientë që kanë kryer transplatin e veshkave falas ndërsa nga fillimi i financimit të paketës së transpl