Pavarësisht situatës së rëndë që i është dashur të përballojë ajo dhe burri i saj pas vrasjes së vjehrrit dhe vjehrrës nga kunati i tyre i kthyer nga Anglia, si duket problemet në atë familje nuk janë  mbyllur.

Muzafere Sela, 25 vjeç, në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24, ka treguar sesi dajat e bashkëshortit e kërcënojnë dhe po e ndajnë nga burri.

Ata duan ta ndajnë nga nusja e femijët në vend që ta mbështesin. Para një muaji e nxorën djalin e shtëpisë, nusen dhe 2 fëmijët  nga shtëpia me qëllim se u kanë ndarë pasurine. Të frikesuar dhe të stresuar u strehuan në shtëpine e babait të nuses se nuk kishin ku te shkonin. Dhe aty nuk i linin rehat.  Ata mësuan vajzën e të ndjerëve që ta ngacmoj nusen. Ajo iku nga shtëpia për një javë dhe shkoi tek xhaxhallarët e vet me arsye sikur e rrihte nusja gjë që nuk është e vërtet. U aksidentua vet qëllimisht dhe denoncoi nusen.

Problemi i momentit është se vëllezerit e gruas që vdiq domethëne dajat e të arrestuarit pa asnjë lloj justifikimi apo fakti të llogjikshëm po shqetësojne djalin e madh me nuse dhe prindërit e nuses.

U bën gati 2 muaj që dy vellezerit e të ndjerës kanë dhunuar babain e nuses së nipit por edhe nipin dhe i kanë bërë presion dhe vazhdojnë t’u bëjnë presion që do iu vrasim dhe do e ndajmë nusen nga dhëndri do vrasim dhe fëmijet e vegjël dhe babai i nuses kishte frikë t’i denonconte dajat se kishte frikë mos i bënin gjë fëmijëve. Pasi është shtyrë nga të afërmit ka denoncuar vet djali, por asnjë masë nga policia e Peshkopisë!

Nusja është e semurë, ka dy fëmijë të vegjël, kaloi gjithë atë tmerr kur i vranë vjehrrin e vjehrrën para syve, por edhe bashkëshorti që humbi prinderit ka kaluar në depresion nga dajat.

“Duke bërë debate me mua më thotë jo me pas një fëmijë, por  t’i do theresh”, tha gruaja, duke rrëfyer kërcënimet e dajës së burrit.

Nga ana tjetër, daja e djalit në lidhje telefonike ka hedhur akuza ndaj gruas dhe nënën e saj se i kanë dhënë një pije që e ka trullosur djalin e tij.

“Atë vendim e ka marrë nipi nuk është vendimi im. Doja që familja të shkonte mirë pas tragjedisë, por nuk ndodhi ashtu siç duhet. Duke e përdorur nipin tim, mirëbesimin e nipit tim kanë marrë lekët e shpisë dhe kanë rregulluar shtëpinë në fshat të prindërve të saj. Më merr në telefon kjo dhe më thotë hajde se Floriani është sëmurë. Dhe kur shkoj atje, nipi nuk ishte në gjende të mirë. Ka dalë Floriani prej shpie ka cuar fëmijët në shkollë, kur është kthyer nuk është kthyer mirë dhe pa lek.  Nipi më ka thënë se më ka dhënë nëna e nuses një gotë me qumësht dhe nuk mbaj mend se çfarë më ka ndodhur. Ka marrë një mjekim dhe nuk është më në Shkodër. Një javë ka ndejt”, u shpreh daja.