Një familje në nevojë e komunitetit egjiptian në Durrës është bërë me shtëpi të re pasi të mëparshmen e rrënoi tërmeti i 26 nëntorit të 2019-s.

Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako tregon përmes një postimi në Facebook se familja e Anila Ymerit që jeton me dy fëmijët e saj u përzgjodh nëpërmjet Këshillit Bashkiak.

POSTIMI I PLOTË

I kemi dhuruar banesë të re familjes së Anila Ymerit që jeton me dy fëmijët e saj.

Shtëpia e mëparshme e saj është rrënuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Bashkia e Durrësit nëpërmjet Entit të Banesave gjeti një mundësi strehimi dhe përzgjodhi nëpërmjet këshillit bashkiak këtë familje në nevojë të komunitetit egjiptian së cilës i dhuroi apartamentin ku tashmë Anila dhe dy fëmijët e saj do të jetojnë në kushte normale.

Askush nuk është vetëm.

I kemi dhuruar  banesë të re familjes së Anila Ymerit që jeton me dy fëmijët e saj.  Shtëpia e mëparshme e saj është…

Posted by Emiriana Sako on Saturday, April 3, 2021