Investimi 4.2 milionë euro, ja si do të pastrohet Durrësi nga ujërat e zeza (VIDEO)

Postuar: 17/06/2017 - 15:18

Ujësjellës Kanalizime Durrës pritet të nisë një investim të rëndësishëm për disiplinimin e ujërave të zeza në lagjen numër 1 të qytetit, duke shmangur përfundimisht ndotjen e bregdetit përgjatë shëtitores “Taulantia” si dhe përmbytjet që ndodhin në stacionin e trenit dhe tek hyrja numër 2 e portit. Punimet pritet të nisin në muajin shtator të këtij viti dhe projekti ka vlerën e 4.2 milionë euro që jepen në formën e kredisë nga Banka Botërore. Inxhinierja e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, Daniela Nano, shprehet se duke qenë se në zonën në fjalë kemi një rrjet kanalizimesh miks, pasi ujërat e zeza dhe të shiut janë në një kanalizim të vetëm, projekti i ri do të mundësojë ndarjen e tyre dhe shmangien e përmbytjeve dhe mbledhjen e ujërave të zeza nga “Aragosta”.

Projekti në fjalë parashikon ndërtimin e një kolektori kryesor me gjatësi 4.2 kilometra si dhe rikonstruksionin e stacioneve të pompimit numër 7 dhe 8. Investimi në fjalë pritet të përmirësojë ndjeshëm situatën e përmbytjeve në raste reshjesh, pasi janë vendosur dy pompa që të largojnë ujërat e shirave, njëra tek stacioni i trenit dhe tek projekti i “Velierës” që këto ujëra të derdhen në det. Inxhinierët e UKD-së shprehen se tashmë me këtë investim përfundimisht nuk ka më ndotje . 

Investimi në fjalë është investimi i dytë më i rëndësishëm, që kryen ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, pas atij që po përfundon në zonën e plazhit, nga Ura e Dajlanit deri tek Përroi i Agait.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tjetër shans për minimaturantët që nuk arrijnë të sigurojnë dot notë kaluese në një nga tre provimet e lirimit, që iu nënshtrohen brenda

Qytetarët e Korçës, Vorës dhe Poliçanit janë më të kënaqurit në rang vendi me shërbim

   Je i pakënaqur me notën që ke marrë në provimin e parë të maturës shtetërore?

S.K, 24 vjeç nga Morava e Beratit zbret me nxitim shkallët e Gjykatës së Shkallës së Parë, ku tashmë është vendosur fati i martesës së sa

Tregtarët e Durrësit thonë se dy janë arsyet pse çmimi i patates është trefishuar gjatë javës së fundit për konsumatorin.

Shqipëria renditet e shtata në botë për numrin e azilkërkuesve në Bashkimin Europian në vitin 2017, pas shteteve që i ikin luftës, si Sir

   Emisioni “Stop” ka bërë një vëzhgim në plazhin e Durrësit për të parë se çfarë kushtesh ofron për pushuesit gjatë sezonit veror, megji

   Shqipëria nuk merr pjesë në Rusi me ekipin kombëtar, pasi nuk ia doli dot të kualifikohej.

Një çift bashkëshortësh është bërë pjesë e seancës së ndërmjetësimit në rubrikën "Shihemi në Gjyq".