Ndahet nga jeta hoxhë Faik Gurra, babai i ish-myftiut të Tiranës Ylli Gurra.

Faik Gurra për gati 30 vitesh ka shërbyer si Hoxhë në Dragostunje të Librazhdit, ndërsa në vitet 2000 ka shërbyer si nën/myfti i rrethit Librazhd.

Në ringritjen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ai ka qenë përfaqësuesi i zonës Librazhd në mbledhjen themeluese më 14 shkurt 1991 në krah të Kryemyftiut H.Sabri Koçi.

Hoxhë Faik Gurra, prej 7 brezash shërbyes ndaj fesë dhe atdheut.

Në vitin 2016, hoxhë Faik Gurra u vizitua në xhaminë e Dragostunjës nga ambasadori amerikan Donald Lu, si shenjë mirënjohje e vlerësimi për shërbimin ndaj fesë dhe Atdheut.