ISHP: Duhani vret çdo vit mbi 3300 persona në Shqipëri

24/05/2014 - 09:05

Tiranë, 24 maj 2014 - Duhanpirja vret rreth 6 milionë njerëz çdo vit në botë, ndërkohë që në Shqipëri nga sëmundjet që shkakton duhani vdesin afro 3 300 persona. Të dhënat bëhen publike nga Instituti i Shëndetit Publik në prag të Ditës Botërore pa Duhan, e cila shënohet në datën 31 maj.

Ndërkaq, vëmendja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vitin 2014 është përqendruar te rritja e taksave të duhanit, si një mënyrë kjo që çon në uljen e konsumit të tij e duke shpëtuar në këtë mënyrë jetë njerëzish. Nga ana tjetër, specialistët e ISHP-së theksojnë se taksimi i produkteve të duhanit është edhe masa më efektive që njihet për të kontrolluar duhanin. "Ajo ka edhe avantazhe të tjera të shtuara, përveç arritjes së synimit, që është ulja e konsumit të duhanit apo rritja e të ardhurave qeveritare.

Taksat më të larta ndikojnë tek disa duhanpirës që ta lënë atë dhe ndikon që të tjerët të mos e fillojnë. Gjithashtu ka një ndikim në pengimin e ishduhanpirësve që ta rifillojnë dhe redukton numrin e cigareve të konsumuara. Mesatarisht, nëse niveli i çmimit të cigareve rritet me 10%, kjo do të thotë se në vendet me të ardhura të larta kërkesa do të ulet me 4% dhe me rreth 8% në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare. Kjo pasi njerëzit me të ardhura më të ulëta janë më të ndjeshëm nga një rritje në çmim, duke penguar të rinjtë për të filluar të pinë duhan", shprehen specialistët e ISHP-së.

Dëmet në shëndet

Sipas studimeve të ndryshme, duhani gjatë djegies çliron 4 mijë lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit, të cilët janë përgjegjësit kryesorë për vrasjen nga duhani dhe dëmtimet e aparatit kardiovaskular, dhe deri te katranet, substancat me përbërje benzopireni, kobalti radioaktiv, që janë ndër shkaktarët e kancerit të mushkërive. Duhani është përgjegjës për të ashtuquajturën "epidemi" të kancerit të mushkërive, sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XX, duke çuar këtë kancer në numrin një të vdekshmërisë nga kanceri te meshkujt.

/Gazeta Shqiptare/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mbrëmja e maturës finalizon një kapitull të rëndësishëm të moshës më të bukur të jetës sonë, adoleshencës.

Doktoreshë Edlira Harizi, neurologe pranë spitalit rajonal Durrës, është rizgjedhur presidente e Urdhrit të Mjekëve për qarkun e Durrësit

Vetëvrasjet u rriten në mënyrë sistematike dy vitet e fundit, duke arritur në 216 persona më 2019 ose 2,3 për qind në raport me një vit m

Prej 15 majit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, mesatarisht çdo ditë kalojnë 10 autobusë me punëtorë sezonale nga zona të ndryshm

FRPD reagon për megaskandalin e dhunës seksuale ndaj 15-vjecares. Të rinjtë e FRPD-së kanë tubuar sot para Ministrisë së Arsimit.

Një protestë paqësore është organizuar në Padova nga shqiptarë dhe italianë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar të shembur si sot dy javë më

“Strategjia e rihapjes do të vijojë sipas fazave që komiteti teknik i ekspertëve ka miratuar.  Do të vijojmë me hapjen e çerdheve dhe kop

Andrea Karanaxha është një prej pensionistëve në qytetin e Durrësit, që ka pasion kopshtarinë.

Imami Ervin Qylafku, i cili drejton Xhaminë e Madhe në Durrës, në urimin e tij për besimtarët për ditën e Fitër Bajramit, lutet vetëm për