Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ceremoninë mortore të familjes Greku e Cara në Thumanë.

Mes lotësh e dhimbjes iu dha sot lamtumira e fundit viktimave që humbën jetën tragjikisht nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit. 

Rama shoqërohej nga zv.kryeministri Erjon Braçe, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, dhe ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, dhe në nder të viktimave u mbajt një minutë heshtje.

Thumana ishte një nga qytezat që u godit më së shumti nga tërmeti 6.3 rihter duke lënë pas shumë viktima, ku më rëndë bilanci ishte te familja Cara ku u shuan nga jeta plotë 7 persona.