"Izolim për rastet e dyshimta", mjeku flet për masat shtesë ndaj virusit vdekjeprurës: Në Rinas po kontrollohen të gjithë pasagjerët që vijnë nga vendet aziatike

24/01/2020 - 15:29

Menjëherë pas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë marrë masa në aeroportin e Rinasit për koronavirusin, që është kthyer në një alarm botëror, pasi ka shënuar 26 viktima dhe mbi 800 të infektuar në Kinë, ndërsa dyshohet se ka të prekur edhe në disa vende të tjera.

Për këtë arsye, në aeroportin e Rinasit janë shtuar masat në zyrën e kontrollit shëndetësor për të gjithë turistët, që vijnë në Shqipëri nga vendet aziatike.

"News24" ishte këtë mesditë në Rinas, ku zhvilloi një intervistë me Shefin e Njësisë Kufitare të Inspektimit Shëndetësor, Lorenc Harshorva. Mjeku tha se janë marrë masa shtesë, me mjetet e nevojshme për të kontrolluar të gjithë pasagjerët, si dhe për të izoluar në dhoma të veçanta rastet e dyshuara.

“Në aeroport ka një strukturë të përhershme të shëndetësisë, e përbërë nga mjekë specialistë. Në rastin konkret, u morën masa. Që para dy ditësh u mblodh grupi koordinator, që përbëhet nga specialistë të shëndetit publik. U morën masa dhe u lanë detyra për të gjithë. Shqipëria hyn te vendet me risk të vogël. Ne jemi të gatshëm për përballimin e çdo situate.

Zyrat e kontrollit na informojnë neve, në momentin që konstatojnë se është futur një person nga vendet aziatike. Ne jemi ngjitur me zyrat e policisë. Sot në mëngjes erdhën një grup turistësh nga vendet aziatik. Ishin mbi 60 pasagjerë që u chekuan dhe që nuk kishin asnjë problem shëndetësor. Ne i fusim në dhomën e kontrollit shëndetësor të gjithë pasagjerët që vijnë prej andej.

Kemi dhe një dhomë të izolimit të pasagjerëve, në rast se një turist është i dyshuar. Jemi të pajisur me të gjitha pajisjet mbrojtëse të këtyre rasteve, që nga ato më të lehta e deri te maskat e rasteve të rënda. Kemi dhe me termometra me lazer për matjen e temperaturës në distancë. Ne jemi të përgatitur për çdo lloj situate”, tha mjeku Harshorva. /BW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nëpërmjet video-mesazhit të radhës, ministrja Besa Shahini ka adresuar 3 çështje, një për të cilën ajo beson se lidhet me një keqraportim

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se edhe 11 pacientë të tjerë janë shëruar nga koronavirusi COVID-19.

Klejdi është vetëm 3 vjeç e gjysmë, ai vuan nga diabeti sepse kur ishte foshnje nëna nuk e ushqente me qumësht, por me ujë dhe sheqer.

Djali i ish-boksierit Skënder Kurti, që humbi tragjikisht jetën tek Infektivi, pasi u infektua me koronavirus, rrëfeu përballjen me ngjar

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, jep një tjetër lajm të mirë, lidhur me të infektuarit me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.

Adrian Fandi, një mjek shqiptar me banim në Londër ka ndarë në emisionin “Opinion” përvojën e tij me Covid -19.

Në ditë të vështira, të varfërit janë shtresa që kanë nevojë më tepër se kushdo tjetër për solidaritet njerëzor.

Në Ditën Botërore të Shëndetit, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka vlerësuar mjekët, infermierët dhe

Nga 383 persona të infektuar me COVID 19, 41 raste janë në radhët e bluzave të bardha.