Sot, më 17 prill 2019 “Heroi i Poppullit”, Gjeneral Leitnant Rrahman Parllaku mbush 100 vjet jetë. Një jetë në luftë e përpjekje pafund, jetë në sakrifica e privacione, jetë në tri epoka e tri kohë, jetë prej partizani e luftëtari antifashist, jetë prej heroi e komandanti ushtarak të talentuar, por edhe jetë në ferrin e persekucionit komunist, prej nga na vjen si një Feniks, për të qenë ndër ne dëshmitar e protagonist i historisë së Shqipërisë, prej Monarkisë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, e prej regjimit totalitar, në epokën e lirisë.

Rrahman Parllaku në sagën e vet i ka jetuar të gjitha: mjerimin, luftën, paqen, rritjen e lavdinë, fuqinë e pushtetit, por edhe rënien prej armiqësisë së pushtetit që iu dedikua e i shërbeu me idealizëm, rilindjen e lirinë.

E përmes këtyre dallgëve, shpirti e karakteri i tij mbeti i pandryshuar, me një jetë prej heroi, si pakkush ne botën që jetojmë.

Sot ai është fitimtari i tri kohëve e meriton nderim e mirënjohje prej të gjithëve!

"Përshëndetje Gjenerali im i dashur, ku në komunikim me njerëzit, goja jote nxirte ëmbëlsirë, dashuri, vërtetësi e sinqeritet.

Ti je gjeneral i të tashmës dhe së ardhmes!

Në punen me njerëzit ti kapje fijet që i bashkonin dhe jo ato që i ndanin!

Të kesh shëndet e lumturi o Gjeneral i mrekullueshëm".

Novruz Zejnati, Doktor i shkencave Kolonel në Rezervë