“Ju doni rritje rroge, s’doni të punoni!” Të rinjtë nga Durrësi debatojnë me kompaninë ku punojnë

14/03/2019 - 23:02

“Emisioni” Stop në Tv Klan ka zgjidhur problemin mes punonjësve dhe drejtuesve të fabrikës së këpucëve “Endi shpk” në Shkozet të Durrësit. Punonjësit ankohen se ata asnjëherë nuk marrin të plotë rrogën për të cilën kanë rënë dakord, pasi nuk punojnë çdo ditë të muajit.

Sipas tyre, kompania u thotë se nuk ka pasur punë e për këtë arsye i ka lënë pushim në ditë të caktuara. Rrjedhimisht, rrogën e marrin vetëm për ditët që kanë punuar. Ndër të tjera, ata u ankuan edhe për kushtet e punës.

“Ka 2 vjet që punoj këtu. Unë paguhem 290 mijë Lekë të vjetra, por ne kemi pengesë me ditët sepse na lënë pa punë. Kur s’ka punë na thonë rrini në shtëpi. Na reduktohet pagesa”.

“Unë e kam pagesën 310 mijë Lekë dhe zakonisht nuk i marr as 250 sepse më mungojnë ditët nga puna”.

“Pagesën e kam 290 mijë Lekë të vjetra, kam marrë 250, 240”.

Gazetarja e “Stop” komunikoi me përgjegjësin ekonomik të kompanisë, Alfred Hamzallari, i cili tha se punonjësit kërkojnë rritje page dhe jo punë. Ai pranoi kërkesën e gazetares së Stop që të bënte një ballafaqim me punonjësit.

BALLAFAQIMI:

Përgjegjësi ekonomik: Ju jeni bërë bllok për rritje rroge, të gjithë bashkë.

Punonjësit: Ne nuk kemi dashur të largohemi nga puna. Të marrim 310 mijë Lekëshin që na takon.

Përgjegjësi ekonomik: Po nëse do punosh 26 ditë do marrësh.

Punonjësit: Po nëse më le ti në shtëpi ku do punoj?

Përgjegjësi ekonomik: S’ka pasur fabrika punë. Fare! Këta janë bërë bllok për të rritur rrogën, këta s’duan punë.

Gazetarja: Nuk duan rritje rroge, duan rrogën e tyre. Duan 300 mijë Lekëshin e vetë.

Përgjegjësi ekonomik: Duhet të punosh të marrësh.

Gazetarja: Po kërkoni rritje rroge apo pagesën tuaj 300 mijë Lekëshin?

Punonjësit: Pagesën tonë edhe kushtet.

Gazetarja: Mund të uleni që ta bisedoni edhe ta zgjidhni problemin?

Përgjegjësi ekonomik: Me kë? Me këta? Këta s’duan të punojnë.

Punonjës: Jam punonjës i ri. Kontratën e kam firmosur me ato kushte që më kanë thënë. Më kanë caktuar rrogën 270 mijë Lekë. Shkurtin 4 ditë e kam bërë pushim. S’ka pasur punë. Unë kur t’i marr 200 mijë Lekë.

Gazertarja – përgjegjësit ekonomik: Rritje rroge po kërkon ky?

Përgjegjësi ekonomik: Tani e drodhën këta!

Gazetarja: Është e vërtetë që nuk vendosen maska, nuk ka kushte? Është e vërtetë që nuk ndizet aspiratori?

Përgjegjësi ekonomik: Jo!

Punonjësit: Nuk ndizet.

Përgjegjësi ekonomik: E kërkoni ndezjen.

Gazetarja: Si do ta zgjidhim.

Përgjegjësi ekonomik: Në bazë të ligjit. Në gjyq, do jemi përballë aty.

Por insistimi i gazetares së emisionit “Stop” dhe ndërmjetësimi i saj bëri që situata të merrte zgjidhje. Përgjegjësi ekonomik pranoi rikthimin në punë të punonjësve me kontratën ekzistuese. Nga ana tjetër, punonjësit pranuan kushtet.

PAS NDËRMJETËSIMIT TË STOP:

Përgjegjësi ekonomik: Do rifilloni punë. Nesër në mëngjes do t’ju rilexojmë kontratën nga e para. Kush shkel një presje të kontratën do iki nga puna.

Punonjësit: Jemi shumë dakord.

Gazetarja: Ja dhe dialogu…

Përgjegjësi ekonomik: Do vini nesër po në bllok s’ka më rritje rroge.

Gazetarja: Ky problem u zgjidh?

Përgjegjësi ekonomik: Po!

Punonjës: Unë e falenderoj shumë Stopin që dha një rrugëzgjidhje. /tvklan.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tirana është sot një nga qytetet me numrin më të madh të personave me kombësi të ndryshme në rajon, çka e bën atë edhe një qytet kozmopol

“Me buxhetin e shtetit do të financohet ngritja dhe zgjerimi i shërbimeve sociale për gratë, fëmijët në vështirësi, të moshuarit dhe

Historia e Ardit nga Fieri u trajtua sot ne studion e emisionit “Me Zemer te Hapur”.

Shqipëria renditet në vendin e tretë në Europë dhe në vendin e tetë në botë për numrin e internet domain të paligjshme me përmbajtje pedo

Përfaqësues të shoqatave para-tetraplegjike dhe të verbërve në Durrës kanë shfaqur për herë të parë një dokumentar në qëndër të qytetit k

Marrëdhënia midis burrave dhe grave në shoqëri ka qenë në ndryshim të vazhdueshëm.

Besimtarët bektashinj festojnë sot Sulltan Nevruzin, ditën kur kremtohet ditëlindja e imam Aliut.

Në kuadër të ditës botërore të ujit, Ujësjellës Kanalizime Durrës zhvilloi aktivitete sensibilizuese me nxënës të shkollës së mesme “Dom

Ditën e martën, aktorja e madhe shqiptare, Margarita Xhepa kreu një operacion të vështirë në një spital privat i c