Kafshët theren gabim, ekspertët tregojnë pasojat negative te njeriu

Postuar: 02/08/2018 - 17:00

   Ekziston një rregullore që përcakton teknologjinë e therjes së kafshëve që shiten për mish, por që në mase të madhe ajo nuk respektohet.

Ekspertët thonë se kafshët që çohen pranë thertoreve të licencuara nuk mund të theren menjëherë. Por çfarë ndodh në të vërtetë?

“Mbasi e çojmë mishin në thertore ka raste që në ditë të zakonshme ne e marrim brenda ditës. E çon në mëngjes dhe e merr në orën pesë të darkës”, thotë një shitës mishi.

Ekspertet e ushqimit tregojnë se therja në momentin kur kafsha ndodhet në stres apo në trupin e saj ndodhi reaksione kimike të rrezikshme nëse mishi konsumohet nga njerëzit. Eksperti i teknologjisë ushqimorë, Abdyl Sinani shpjegon arsyet.

“Për rastin e lopëve dhe bagëtive në tërësi, ato duhet të pushojnë për të rimarrë atë energji që ato kanë humbur gjatë kohës që kanë ecur. Kjo energji është adenozinë trifosfataza që kanë brenda organizmit e cila kur harxhohet kthehet në difosfatazë. Po arriti që kjo është harxhuar, gjatë therjes nëse nuk ka pushuar nuk ka energji të fortë për të bërë gjakderdhjen e plotë. Po nuk u bë gjakderdhja e plotë krijohen mijëra mikroorganizma të cilat kthehen në sëmundje e baktereve që janë dhe patogjene”, shprehet Abdyl Sinani Ekspert i Teknologjisë Ushqimore.

Po çfarë sjell kjo për konsumatorin?

“Një baktere çfarë do lloji që të jetë bëhet patogjene po e mori organizmi, punë e parë janë këto sëmundjet e përgjithshme: debolesë, diarreja. Pastaj kemi shkatërrime më të thella të organizmit të njeriut”, thotë Sinani./t.ch

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Gjermania është kthyer në ëndrrën dhe mundësinë e çdo të riu shqiptar.

SHÇBA ka arrestuar 6 punonjës të Policisë Kufitare për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të k

   Italia po përballet me një krizë në sektorin shëndetësor, pasi në të gjithë vendin nevojiten rreth 53 mijë infermierë.

Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, fton studentët që të aplikojnë në pro

Me një qetësi që gati të habit pasi ato çka nxjerr nga goja mund të kenë lënduar shumë zemra, Batin Duka ka treguar në emisioni ‘Me zemër

Për vitin 2018 Shqipëria ka numrin më të lartë të të burgosurve për 100 mijë banorë.

   Trendi i vajzave të reja dhe jo vetëm për të zbehur rrudhat në fytyrë apo për të zmadhuar pjesë të ndryshme me “lifting” apo mbushje,

   “Fiks Fare” solli mbrëmjen e së hënës historinë e një vajze të vogël, Elvanës 6-vjeçare, të cilën gjakësi e ka detyruar të nisë shkoll

Është rikthyer sërish në emisionin "Me zemër të hapur" historia e incestit në një familje në Tiranë, ku babai ndodhet pas hekurave pasi a