“Kam pirë gjysmë kile raki që në mëngjes, nuk më gjen gjë”, Shefi i Urgjencës Kombëtare tregon ngjarjen që i ndodhi sot

07/07/2020 - 10:24

Kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore Skënder Brataj ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një ngjarje që i ka ndodhur sot në mëngjes, duke e cilësuar si të rrezikshme.

Ai shkruan se ka shkuar të rimbushë celularin dhe i është kërkuar të vendosë maskë, ndërkohë që vetë punonjësja e mbante maskën poshtë gojës.

Ndërkohë që një tjetër qytetar i afruar pa maskë ka kërkuar të njëjtin shërbim, por nuk është bindur të zbatojë rregullat, madje është përgjigjur, “Hec o zotëri kam pi gjysëm kile raki që në mëngjes, nuk më gje gjo mua!”.

Postimi i Skënder Bratajt:

“Per te qeshur apo per te qare?  Pa hyre te dera e dyqanit te telefonise sot në mengjes degjova: Zoteri nuk sherbejme pa mask. Keni shume te drejte i thashe dhe vendosa masken. Afrohem te banaku dhe shikoj qe vajza masken e vet e mbante mi mjeker.

Me fal zonje, pse nuk e vendosni masken? Na kane dhene urdher te mos sherbejme pa mask zoteri! E kisha fjalen per ju zonje. Kam xhamin ndares zoteri me thote zonja! Edhe une e kam xhamin ndares me ju zonje i them. Nderkohe hyn nje qytetar pa mask me leket ne dore. Me boj nje karikim telefoni 1100 lek goce se jam vone. Zoteri nuk sherbejme pa mask i thote vajza.

Mushe se po dal ke dera thot zoteria dhe nderkohe nuk po leviste nga vendi. I drejtohem, zoteri te lutem ose gjeni nje mask ose dilni te dera i them. Hec o zoteri me thot, kam pi gjysem kile raki qe ne mengjes, nuk me gje gjo mua!”, shkruan Brataj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveria dy vitet e fundit po aplikon stimuj në vlera monetare për nxitjen e lindjeve duke dhënë subvencione direkte për çdo fëmijë të lin

Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë dhe Qendra për të Drejtat e Fëmijëve publikuan sot Raportin Vjetor Kombëtar “Rinia 2020” në Ditën Ndërkombë

Presidenti Ilir Meta njofton se sot ka marrë vesh lajmin se Këshilli Rajonal i Abrucos ka votuar për njohjen e arbërishtes si gjuhë zyrta

Gjatë inspektimit në spitalin e Lezhës, ministrja Manastirliu deklaroi se po vijon fuqizimi i spitaleve rajonale dhe përgatitja e tyre si

Mjeku Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim të ri, ku tregohet se Covid 19 është zbutur, por nuk e ka humbur aftësinë e transmetueshmër

Mjeku Tritan Kalo ka apeluar për respektimin e masave me qëllimin frenimin e përhapjes së infeksioneve.

Pas shpërthimit të pandemisë gjimnazi “Petro Nini Luarasi” dyert e shkollës i hapi vetëm në ditët kur u zhvilluan provimet e maturës.

Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe studime nga institucione të tjera e kanë vërtetuar se Shqipëria ka nivelin më të ulë

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një video mesazh të mjekes Najada Çomo.