Babai i Alvin Berishës, Afrimi ka ndarë një lajm të mirë me të gjithë shqiptarët. Në një status në rrjetet sociale, Berisha, i ati i vogëlushit 11-vjeçar që endet kampeve të Sirisë shprehet i bindur se i biri do të kthehet në shtëpi.

Teksa e quan të voglin kampion, Afrim Berisha shprehet se nuk ka më dyshime që i vogli i tij do të kthehet pranë familjes, por ka një kërkesë për të gjithë shqiptarët ose njerëzit që duan ta ndihmojnë.

Ndër rreshta, Berisha shkruan se kur Alvini të kthehet në shtëpi do të ketë nevojë për ndihmë mjekësore dhe për këtë arsye ka hapur një llogari.

I ati i 11-vjeçarit u lutet të gjithëve që ta ndihmojnë me aq sa kanë mundësi, në mënyrë që Alvini të rikuperohet dhe të jetë si më parë, pasi aktualisht njërën këmbë e ka të deformuar për shkak të shpërthimit të një granate.

Statusi i Afrim Berishës:

Edhe kampionët më të mëdhenj, ndonjëherë kanë nevojë për ndihmë!

Që kur është transmetuar emisioni për Alvinin, kemi marrë telefonata e mesazhe pa fund që na japin zemër. Disa prej tyre kanë edhe dëshirën që të bëjnë edhe një dhuratë. As nuk e kemi menduar ndonjëherë këtë gjë, e në pesë vitet në të cilin kemi kërkuar kampionin tonë, çdo shpenzim është përballuar nga familja.

Sot situata është ndryshe, sepse sot e dimë në çfarë gjendje shëndetsore ndodhet Alvini. Kur të kthehet në shtëpi – sepse Alvini do kthehet, mbi këtë askush nuk duhet të ketë asnjë dyshim – do ketë nevojë për mjekim të specializuar. Kemi vendosur që, me ndihmën një shoqate të hapim një llogari bankare. Kush dëshiron, mund të bëjë aty një derdhje, dhe e falenderojmë. E kush nuk do a nuk mundet, ne prapë e falenderojmë se na ka thënë një fjalë të mirë e na ka dhënë shpresë.

Intestazione: 6230518 Manidipace per Alvin

Iban: IT76K0521622902000000004577

Bic Sëift: BPCV IT 2S 070

P.S. Për arsye burokratike, hapja e kësaj llogarie bankare mund të bëhej vetëm me ndihmën e një shoqate. Mani di Pace është një shoqatë italiane me bazë në Leço e cila vepron prej kohësh në ndihmë të fëmijëve, dhe janë treguar shumë të gatshëm për të na ndihmuar. Faleminderit.