Karantina/ Në prill 2.82 milionë aplikime për “leje për dalje” në e-Albania

14/05/2020 - 09:40

Të paktën 2.82 milionë leje për dalje janë marrë nga qytetarët në e-albania gjatë muajit prill kur lehtësitë ishin ende të vogla dhe qarkullimi ishte maksimalisht i kufizuar. Fillimisht leja për dalje ishte 60 minutshe dhe vetëm për këmbësorët. Më pas kjo lejë u bë 90 minuta.

Statistikat e portalit  të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset tregojnë për një numër rekord vizitash mbi 15.2 milionë të tilla në muajin e katërt të këtij viti. Po kështu duke qenë se sigurimi i dokumenteve dhe lejeve specifike mund të bëhej vetëm online të dhënat tregojnë se pati mbi 141 mijë përdorues të rinj të regjistruar në faqe.

Në ndarjen e përdorimit të aplikacionit nga kompjuteri apo telefoni mbizotëron e para teksa nga telefoni janë mbi 469 mijë përdorues. Shërbime elektronike janë marrë në masën 5.2 milionë herë.

Muaji prill edhe pse ka qenë një muaj karantine dhe me lëvizje të kufizuara duket se nuk ka lënë kaq inaktiv sektorin e ndërtimit. Të dhënat e portalit tregojnë se vetëm gjatë këtij muaji janë bërë 956 aplikime për leje ndërtimi.

Por cilat janë 10 shërbimet më të përdorura të muajit në portal.

Në vend të parë sikurse përmendëm më sipër ishte aplikimi për leje dalje me 2.82 milionë aplikime. Në vendin e dytë është vërtetimi për pagesën e kontributeve për individin. Situata e bizneseve ndryshoi drastikisht në mars dhe prill dhe një pjesë e punonjësve janë lënë duke punuar nga shtëpia kur ishte mundësia, të tjerë janë pezulluar e një grup tjetër edhe larguar përfundimisht nga listpagesat.

Duket se vërtetimet për pagesën e kontributeve lidhen pikërisht me këtë aspekt. Në vendin e tretë janë aplikimet për aktivitet ekonomik hapur. Në portalin e-albania janë afishuar në mënyrë graduale të gjithë aktivitetet që mund të kryheshin përgjatë prillit. Më pas vijnë aplikimet për certifikatë familjare dhe leje qarrkullimi për nevojat e subjekteve. I fundit në grupin e 10 shërbimeve më të përdorura është aplikimi për regjistrimin si punëkërkues i papunë.

Tek shërbimet më të përdorura të muajit të Ministrisë së Jashtme dominon aplikimi për pasaportë dhe kartë identiteti mbi 33 mijë të tilla dhe aplikimi për leje kalimi me 5 mijë të tilla. Më pas vijnë aplikimi për asistencë të përgjithshme kurse shërbimi i fundit në 10 më të përdorurit është aplikimi për shtetasit shqiptarë të humbur. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Andrea Karanaxha është një prej pensionistëve në qytetin e Durrësit, që ka pasion kopshtarinë.

Imami Ervin Qylafku, i cili drejton Xhaminë e Madhe në Durrës, në urimin e tij për besimtarët për ditën e Fitër Bajramit, lutet vetëm për

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën, më 24 maj 2020.

Mbyllja e lojërave të fatit në fund të vitit 2018 bëri që shumica e atyre që luanin në kazino apo pika bastesh të ktheheshin tek bixhozi

Shqipëria po bën hapa prapa në indeksin e zhvillimit njerëzor për shkak se vdekshmëria foshnjore po rritet vit pas viti dhe nga ana tjetë

Ministria e Shëndetësisë publikon udhëzuesin për masat që duhet të ndërmarrin institucionet e kopshteve dhe çerdheve në prag të hapjes, n

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në Ditën Kombëtare të Jetimëve ka zgjedhur të shprehë mirënjohjen për

Muaji i Ramazanit në Shqipëri dhe në mbarë botën, pritet me shtim në adhurime nga besimtarët myslimanë, pasi janë 30 ditë dedikuar më shu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga Spitalin Universitar ‘Shefqet Ndroqni’ ka deklaruar se prej ditës

Paraditen e kësaj të mërkure, banorë të dy pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Shkozet janë ngritur në protestë.