Keni në plan të bëni punime në shtëpi? Ja sa duhet të prisni për marrjen e lejes, çfarë duhet të dini

31/10/2019 - 15:29

Të gjithë ata që duan të bëjnë punime në shtëpitë e tyre kryesisht private dhe që lidhen me ndërtim shkallësh, rrethime, struktura me materiale të lehta të çmontueshme apo ndryshime fasade do të duhet të presin deri në 20 ditë për të marrë miratimin nga autoritetet përkatëse.

Më herët ky afati ishte vetëm dhjetë ditë por një ndërhyrje e fundit e bërë ne rregulloren për zhvillimin e territorit sanksionon në nenin 24 një shtesë afati.

“Autoriteti përgjegjës vendos, brenda 10 ditëve pune nga data e dorëzimit të aplikimit për leje ndërtimi me procedurë të përshpejtuar, për rastet: a) e punimeve që kanë vëllim të kufizuar ndërtimi ose impakt të ulët në territor, si: i. shkallë; ii. rrethime; iii. struktura me materiale të lehta e të çmontueshme; iv. ndryshime fasade etj. b) kur aplikuesi paguan tarifë aplikimi të barabartë me dhjetëfishin e tarifës së parashikuar për leje ndërtimi” thuhej në rregulloren e vjetër.

Në ndryshimin e ri thuhet se afati kalon në 20 ditë. Teksa shtohet edhe një pikë e re pas pikës një të këtij neni që thekson se procedura e përshpejtuar jepet vetëm në rastet kur ka emergjenca.

“Autoriteti përgjegjës vendos me procedurë të përshpejtuar, brenda 5 (pesë) ditëve pune nga data e paraqitjes së aplikimit në sistemin e-leje, për pajisjen me leje ndërtimi, për ndërtimin, riparimin apo restaurimin e objekteve të dëmtuara, si pasojë e fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile. Përjashtimisht, vetëm për këto raste: a) aplikimet paraqiten për shqyrtim dhe miratim nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve nga ana e Institutit të Ndërtimit; b) dokumentacioni i vetëm që duhet të dorëzohet nga aplikuesi është: i. raporti i hartuar nga komisioni apo struktura përkatëse e emergjencave civile, që vërteton shkaktimin e dëmit si pasojë e fatkeqësisë natyrore; ii. projekti teknik/konstruktiv i hartuar nga Instituti i Ndërtimit” thuhet në rregulloren e re.

Një tjetër element që ndryshon është ajo për dokumentacionin që duhet të paraqitet nga ndërtuesit lidhur me marrjen e certifikatës së përdorimit. Referuar disa ndryshimeve ligjore që kërkojnë sigurim 10 vjeçar të apartamenteve të reja rregullorja ka shtuar se mes një liste të gjatë dokumentesh ndërtuesit duhet të paraqesin edhe policën e sigurimit. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sot shqiptarët shënojnë 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit Shqip, i cili u njësua në Kongresin e Manastirit.

Ndonëse kanë normën më të lartë të refuzimit të kërkesave dhe jetojnë në një vend që nuk ka luftë apo konflikte etnike, asgjë nuk i ndal

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmjen e sotme konfliktin e një italiani me qytetarin Hekuran Shkëmbi për një biznes.

Në vijim të nismës së Bashkisë Durrës, për realizimin e Dëgjesave Publike për PBA 2020-2022, më datë 20 nëntor 2019, në Njësinë Administr

“Partneritetet Publike Private zënë vetëm 8% të buxhetit të shëndetësisë, por kanë ndikuar me shërbime parandalese dhe jetëshpëtuese

Sorollaten për më shumë se 5 vite për regjistrimin e pronës, pasi Kadastra i kishte informuar gabimisht se prona e tyre ishte regjistruar

Shërbimi i hemodinamikës në spitalin rajonal të Shkodrës ofrohet brenda 24 orëve, duke zeruar radhët e pritjes për këtë shërbim jetik për

Vogëlushi shqiptar, Alvin Berisha, duket se po e merr veten më së miri, pas shpëtimit nga kampi i tmerrit “Al Hol”, në Siri.

Rindërtohet dhe pajiset me aparatura mjekësore moderne qendra shëndetësore e Vaut të Dejës, duke siguruar një standard të ri shërbimi për