"Qesja e fundit" është nisma më e re e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, që u prezantua sot në auditoret e Universitetit "Aleksandër Moisiu" të Durrësit.

Nisma që do të konsultohet gjerësisht në një komunikim të gjerë me të rinj, akademikë, shoqëri civile e grupe interesi, ka synimin e eleminimit tërësor të plastikës një përdorimshe, pranverën e vitit të ardhshëm.

Nga Universiteti i Durrësit, ministri Klosi u ndal tek efektet e përdorimit të plastikës në pejisazh dhe shëndetin e qytetarëve. "Është një dëm i jashtëzakonshēm në të dyja komponentët"– deklaroi ndër të tjera ministri Klosi, duke shtuar se kjo masë drastike do jetë e shoqëruar me ashpërsim të ligjit.

Aleatë të kësaj nisme, do të jenë të rinjtë e auditoreve si fasha e shoqërisë që duhet të jenë të angazhuar dhe janë më të ndërgjegjësuar. Ai ftoi qytetarët të refuzojnë të shërbehen me materiale plastike.