"Jemi në fazat e para të zhvillimit të industrisë së detit, por shumë shpejt ajo do të jetë konkuruese me vendet e rajonit".

Kështu është shprehur Ministri i Turizmit, Blendi Klosi në një takim që ka zhvilluar me një grup tur-operatorësh në portin e Durrësit. 

Klosi theksoi gjatë fjalës së tij se për industrinë e detit kemi nevojë për më shumë anije si dhe vajza e djem që të punësohen në këtë sektor.

Vitin e kaluar, Ministria e Turizmit prezantoi projektin "Smile Albania" ku të rinj dhe të reja u shpërndanë në shumë pika turistike të vendit për t’iu ofruar turistëve më shumë informacione rreth siteve arkeologjike dhe kulturore.

Që nga data 10 korrik ky projekt do të jetë edhe në portin e Durrësit dhe në total në të gjithë vendin do të operojnë rreth 500 studentë në 35 pika turistike.

K.H.