Konferenca Rajonale Kundër Trafikimit/ 75 grave dhe vajzave iu sigurohet strehimi dhe shërbimet e nevojshme

30/10/2019 - 14:07

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po mbështet viktimat e trafikimit me programe sociale për mbrojtjen dhe riintegrimin e tyre”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë konferencës Rajonale Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore që zhvilloi punimet sot në Tiranë.

“Aktualisht 75 vajza dhe gra viktima të trafikimit marrin shërbim, me synim riintegrimin e tyre, në qendrat që financohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, u shpreh Manastirliu. Qendra Pritëse e Viktimave të Trafikimit është e vetmja strehë publike kombëtare që siguron strehimin dhe ri-integrimin e viktimave të trafikimit vendas dhe të huaj. Por Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale financon edhe 3 qendra jopublike në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë, ku ofrohet shërbim i specializuar për gratë dhe vajzat viktima të trafikimit.

Gjatë fjalës së saj Manastirliu tha se këtë vit nëpërmjet një mekanizmi të ri financiar, Fondit Social, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të mundësojë financimin e shërbimeve të reja në territor në mbrojtje të menjëhershme për grupet vurnerabël.

“Nëpërmjet Fondit Social, ne jemi të gatshëm të financojmë menjëherë shërbime për grupet në nevojë ndaj gjej rastin të nxis Bashkitë të aplikojnë për këtë fond që tashmë e kanë në dispozicion për zgjerimin apo ngritjen e shërbimeve sociale. Aktualisht janë 9 Bashki që kanë aplikuar për ngritjen e qendrave që ofrojnë shërbime për grupet vulnerabël, mes të cilave dhe vajzat dhe gratë viktima të dhunës dhe trafikimit”, tha Manastirliu.

Një tjetër program me ndikim të drejtëpërdrejtë për kategoritë në nevojë përfshirë edhe viktimat nga trafikimi, janë Ndërmarrjet Sociale, një mekanizëm i ri financiar i vënë në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Deri tani kanë marrë statusin e ndërmarrjes sociale 3 organizata, të cilat ushtrojnë veprimtari në fushën e ofrimit të shërbimeve të drejtpërdrejta këshilluese e mbështetëse për gratë dhe vajzat, për viktimat e trafikimit apo viktimat e mundshme të trafikimit dhe në fushën e ofrimit të shërbimeve në mbrojtje të gruas dhe familjes. Ato përfitojnë subvencion nga shteti, me kusht që të punësojnë të paktën 30% të stafit nga grupet vulnerabël, siç janë gratë dhe vajzat e trafikuara”, tha Manastirliu.

Gjatë fjalës së saj, Ministrja Manastirliu nënvizoi se arsimimi i fëmijeve dhe fuqizimi i grave dhe vajzave është mënyra më e mirë për të parandaluar këtë fenomen çnjerëzor. Konferenca Rajonale Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, zhvilloi punimet në Tiranë me pjesëmarrjen e ministrave Lleshaj dhe Manastirliu, përfaqësues të ambasadave Evropiane në Shqipëri dhe koordinatorët kombëtarë dhe rajonalë kundër trafikimit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vëllazëria Ungjillore Shqiptare doli në një deklaratë për mediat këtë të hënë duke mohuar që familja Josifi të ketë lidhje me ato që pred

Ministria e Shëndetësisë njoftoi ndarjen nga jeta këtë mëngjes të dr.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë në Facebook një mesazh të mjekes Silvana Çeliku për situatën e përkeqësuar pre

Instituti i Shëndettit Publik ka dhënë disa këshilla për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë me makina gjatë stinës së nxehtë të verës.

Shkolla jopublike 9 dhe 12-vjeçare “Pavarësia” në Durrës, është gati për të pritur nxënësit në vitin e ri shkollor 2020-2021, nën kushtet

Ish-Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se ngjarja e rëndë në Kombinat të Tiranës, ku nëna d

Ministrtja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu iu bën apel të rinjve për të marrë përgjegjësi individuale për të frenuar përhapjen e korona

Ujësjellës Kanalizime Durrës i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Kryqit të Kuq për të dhuruar gjak për nevojat e spitalit.

Regjistrimi në universitete do të nisë në fund të korrikut dhe të tre raundet do të aplikohen në U-albania.

Në Gjykatën e rrethit Gjyqësor Durrës, është në gjykim çështja civile me nr.