KRITERET/ Klinika e Ligjit pranë UAMD-së, hap thirrjen për aplikime për 10 studentë të degës Drejtësi

14/10/2020 - 10:10

Klinika e Ligjit pranë UAMD-së, hap thirrjen për aplikime për 10 studentë të degës Drejtësi, të cilët kanë dëshirë që

të jenë pjesë e veprimtarive të Klinikës së Ligjit.

Qëllimi i projektit “Klinika e Ligjit “UAMD”, mundësuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” dhe Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, me financim të Lëviz Albania, është që të ofrojë ndihmë juridike falas për personat në pamundësi ekonomike për të përballuar përfaqësimin nga avokati, duke ofruar ndihmë ligjore parësore dhe dytësore.

Klinikë Ligjore u hap në vitin akademik 2017-2018, me staf të përbërë nga lektorë të departamentit të Drejtësisë dhe studentë të këtij departamenti.

Gjatë tre viteve të funksionimit të saj Klinika e Ligjit pranë UAMD-së, ka ofruar ndihmë ligjore parësore për më shumë se 1,000 raste, si dhe ka përfaqësuar qytetarë dhe organizata në mjaft çështje strategjike me interes kombëtar.

  • Klinika e Ligjit pranë UAMD, hap thirrjen për aplikime për 10 studentë të degës Drejtësi, të cilët kanë dëshirë që të jenë pjesë e veprimtarive të Klinikës së Ligjit, që përfshin:
  • Ofrimin e ndihmës ligjore parësore për personat në pamundësi ekonomike;
  • Edukimin ligjor;
  • Përmirësimin e aftësive në fushën e drejtësisë nëpërmjet ushtrimit në praktikë.
  • Zhvillimi i workshopeve, seminareve, trajnimeve, në kuadër të Klinikës së Ligjit.
  • Asistenca në punët administrative të Klinikës së Ligjit, duke përshirë: hartimin e skedarëve; intervistim, pritja e qytetarëve, paraqitje pranë institucioneve shtetërore, pjesëmarrje në seanca gjyqësore dhe në përgjithësi ndihmë për juristët dhe avokatët e Klinikës së Ligjit.
  • Aplikantët duhet të kenë dëshirë për t’u angazhuar në veprimtari komunitare dhe ekstrakurrikulare, të jenë serioz në punën që do t’u ngarkohet dhe të jenë të gatshëm të përballojnë mbingarkesë në punë.
  • Studentët e përzgjedhur do të jenë të angazhuar pranë Klinikës, deri në përfundim të vitit akademik 2019-2020.
  • Në përfundim të procesit pjesëmarrësit do të pajisen me një Vërtetim dhe Certifikatën përkatëse.
  • Për studentët e profileve Master Shkencor, kjo periudhë njihet si praktikë profesionale, për efekt të shlyerjes së detyrimeve Universitare.
  • Kriteret e aplikimit:
  • Të jetë student i vitit të tretë Bachelor në Drejtësi, apo Master Shkencor e Drejtë Private, Master Shkencor e Drejtë Ndërkombëtare Publike.
  • Të ketë mesataren e studimeve mbi 7.5;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;
  • Të ketë dëshirë të përfshihet në çështje në ndihmë të komunitetit.
  • Studentët që dëshirojnë të aplikojnë të dërgojnë një letër interesimi ku të paraqesin arsyet se përse dëshirojnë të jenë pjesë e Klinikës së Ligjit dhe përse mendojnë se janë të përshtatshëm për t’u përzgjedhur. Letra e interesimit do të jetë pjesë e vlerësimit të studentëve aplikues për t’u pranuar pranë Klinikës së Ligjit.

Letra e interesimit duhet të jetë deri në 500 fjalë (një faqe) dhe të dërgohet me attachment, në adresat e e-mailit: [email protected]; [email protected].

  • Për çdo pyetje apo paqartësi mund të kontaktoni me:

Pas vlerësimit paraprak studentët e listës së ngushtë do të thirren për një intervistë.

Afati i pranimit të aplikimeve:         20 nëntor 2020

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo mëngjesin e kësaj të premteje e ka nisur me një thirrje për të gjithë qytetarët dhe kolegët për

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në Facebook mesazhin e mjekës së spitalit Covid-2 "Shefqet Ndroqi", Alma Cani.

Kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj deklaroi se deri tani për menaxhimin e situatës së pandemisë së koronavirusit, po v

U zhvillua sot në Tiranë takimi Ministerial i vendeve të Ballkanit Perendimor për Integrimin e komunitetit Rom, një vit pas miratimit të

Specialistja e promocionit të Shëndetit Publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës, Mimoza Toska Zoraqi, ka humbur jetën për shkak të

UNICEF Shqipëri ka vijuar me prezantimin e fushatës #TëBesoj në qytetin e Durrësit në sheshin "Liria", duke organizuar një aktivitet të h

Shqiptarët janë më pesimistë se mesatarja botërore, kur vjen puna te pritshmëritë për të ardhmen, sipas një sondazhi global të zhvilluar

Një greviste është dërguar në gjendje të rënduar shëndetësore në spitalin e Ballshit duke lënë grevën e urisë.

Ekspertja e ISHP-së, Silva Bino i është drejtuar me një mesazh të gjithë qytetarëve, vecanërisht skeptikëve për ekzistencën e Covid-19.

"Nëse do duhet të bënim një apel sot, apeli do të ishte i thjeshtë për çdo grua, për çdo nënë, ju lutem mos neglizhoni asgjë nëse ka