Krujë. 56,5 milionë lekë, rikonstruksion shkolla 9-vjeçare nr. 4

03/12/2014 - 21:18

    484 nxënës mësojnë me dy turne për shkak të gjendjes tejet të amortizuar dhe kapacitetit të pamjaftueshëm 

DURRËS, 3 dhjetor 2014 –  Më në fund u jepet zgjidhje shqetësimeve të nxënbësve , mësuesve  dhe prindërve të shkollës 9-vjeçare numër 4 në qytetin e Krujës, Me një investim prej 56,5 milionë lekë në Krujë ka nisur edhe rikonstruksioni dhe zgjerimi i saj. Aktualisht mësojnë 484 nxënës, por për shkak të gjendjes tejet të amortizuar dhe kapacitetit të saj të pamjaftueshëm, mësimi zhvillohet me dy turne.

Për të inspektuar punimet ishte në këtë shkollë, më 2 dhjetor 2014, Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Arsimit dhe Sportit Linditë Nikolla. Gjatë bisedës me trupën mësimore Kryeministri ka mësuar më shumë për nevojat e komunitetit të nxënësve dhe mësuesve. Mësueset treguan për një godinë disakatëshe, ngjitur me shkollën, e cila është ndërtuar dhe është tërësisht jo funksionale.

“Është nisur si konvikt për shkollën profesionale. Në fakt, shkollën e hapën në Thumanë, konviktin e bënë në Krujë. Paguhen edhe dy roja, por funksioni aktual është zero. Amortizohet në heshtje ajo godinë,” – tha një mësuese.

Trupa mësimore kërkoi që kjo godinë fare pranë shkollës t’u bashkohet mjediseve të mësimdhënies. Po ashtu, mungesë për mësueset e shkollës numër 4 të Krujës ishin dhe mjediset sportive.

“Na i kanë prishur terrenet sportive. Më dhemb shpirti se kam mësuese këtu, 33 vjet dhe nuk ka asnjë terren sportiv. Këtë terrenin këtu na e prishën dhe fëmijët nuk kanë ku të luajnë,” – ishte shqetësimi që ngriti një tjetër mësuese.

Kryeministri është angazhuar për ndryshimin rrënjësor të projektit dhe shndërrimin e shkollës në një kompleks arsimor, që do t’u shërbejë nxënësve, por edhe komunitetit.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Austria e ka zgjeruar listën e vendeve nga të cilat nuk do të lejojë fluturime. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se masat janë vendos

Eurostat ka publikuar fakte dhe shifra për disa shtete të Ballkanit që janë në negociata për bisedime pranimi dhe anëtarësimi në Bashkimi

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar në ‘Facebook’ pamje nga spitali Infektiv, ku një infermiere po i shërben një p

Mjeku i njohur kardiokirurg, Edvin Prifi deklaroi se ka shumë studime në lidhje me pandeminë dhe përhapjen e koronavirusit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu ka deklaruar se Task-Forca antiCOVID ka intensifikuar kontrollet dhe m

Situata me mbeturinat urbane në zona të ndryshme të Durrësit shqetëson qytetarët.

Gjinekologia Anika Dokle ka postuar një foto fantastike, të një bebeje e cila ka lindur me këmishë në maternitetin "Koço Gliozheni".

Në Shqipëri vazhduan edhe sot vdekjet e përditshme për shkak të koronavirusit.

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka përcjellë një mesazh për kolegët e tij për të cilët thotë se kanë harruar “Betimin e Hipokratit” duke sjell

Pas shumë përplasjesh të shoqëruara me shkarkime, pezullime e akuza të ndërsjella, Universiteti i Tiranës po shkon drejt një gare të re z