Kryetari i Komunës shtron iftar për fëmijët në nevojë të zonës (FOTO+VIDEO)

01/06/2019 - 10:18

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i njësisë administrative nr.6 në bashkinë e Durrësit, Serjan Mazrreku ka shtruar iftar në natën e bekuar të Kadrit.

Në iftar morën pjesë 100 fëmijë jetimë e njerëz në nevojë të zonës së ish-Kënetës, të cilën Mazrreku e drejton prej disa vitesh.

"Uroj për të gjithë besimtarët myslimanë që Zoti t’iu ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe veprat e mira. Muaji i shenjtë i Ramazanit është muaj reflektimi  për të treguar më shumë dashuri për njëri-tjetrin e duke pasur parasysh sidomos ata më në nevojë. Me besimin në Zot unë do vazhdoj të përpiqem për të bërë vepra të mira për këtë zonë jo vetëm në këtë muaj të shenjtë por gjithë vitin.", thotë kryetari i kësaj Komune për "DurrësLajm".

Ashtu si edhe në vitet e kaluara, Mazrreku shtron iftar për fëmijët jetimë në mbyllje të Ramazanit për t'iu krijuar atyre disa momente ndryshe, argëtimi e gëzimi.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me qëllim që të gjitha palët të kishin mundësi që të jepnin versionin e tyre në seancën e ndërmjetësimit të kësaj të diele, Eni Çobani e

Procesi i aplikimit për strehim social pritet të pësojë ndryshime të lidhura me ngritjen e një sistemi për Strehimin për Banesat Sociale

Hiqet kufiri maksimal për pagesën e ndihmë ekonomike, për rritjen e përfitimeve për familjet me shumë fëmijë.

Një studim i fundit i “World Vision” raporton shifra alarmante të ushtrimit të dhunës ndaj fëmijëve.

Për gjendjen ekonomike të vështirë të punonjësve të policisë është folur shpesh por vetëm tani duket se po fillon të bëhet dicka konkrete

Një grup të rinjsh shqiptarë, të moshës 14-18 vjeç, u vlerësuan me çmimin e dytë në Olimpiadën e Robotikës në Meksikë.

Mesditën e sotme ka ndërruar jetë, Pjetër Rodiqi, bashkëshorti i këngëtares së madhe Vaçe Zela.