Kushtojini pesë minuta: Ç’duhet të dini për kancerin e gjirit

02/10/2019 - 09:00

Muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e herdhëm të kancerit të gjirit, i cili mund të prekë çdo grua, pavarësisht se rreziku rritet me rritjen e moshës.

Disa nga faktorët që rrisin mundësitë për t’u prekur nga kanceri i gjirit janë:
- fillimi i hershëm i menstruacioneve;
- shtatzënitë në moshë të madhe;
- mbipesha pas menopauzës;
- konsumimi i alkoolit dhe duhanit;
- mungesa e aktivitetit fizik;
- gjenetika (nëse ka patur paraardhës të prekur nga kjo sëmundje);
 - mbipesha dhe obeziteti, sidomos në menopauzë;
- marrja e kontraceptivëve nga goja e pakontrolluar nga mjeku.

Disa shenja të zakonshme:
- gjëndër apo kokërr në gji ose nën sqetull;
- ndryshim në formë ose në madhësi të gjirit;
- ndryshim në lëkurën e gjinjve tuaj, si gropëza ose tërheqje;
- skuqje, enjtje te gjinjtë, përreth tyre apo nën sqetull;
- rrjedhje lëngu nga thithka e gjirit;
- kore ose luspa në thithkën e gjirit;
- puçrra të imta në majë të gjirit apo përreth tij;
- dhimbje e vazhdueshme në një pjesë të gjirit ose nën sqetull.Ushqimet që nuk duhen konsumuar në mënyrë që të parandalohet sëmundja ose të mos shfaqet për herë të dytë:

- ushqimet e skuqura;
- sheqeri i bardhë;
- mishi i kuq;
- kripa;
- ushqimet e konservuara;
- sallami;
- çerealet;
- alkool.

Si zbulohet kanceri i gjirit:
1. Vetëkontrolli mujor i gjirit, i cili rekomandohet një herë në muaj duke filluar nga mosha 20 vjeç. Pas menstruacioneve, bëhen lëvizje rrotulluese me dorë duke kontrolluar gjinjtë, deri në pjesën e sipërme të kraharorit dhe sqetullave.
2. Ekzaminimi klinik, kontrolli përmes personelit mjekësor, që këshillohet 1 herë në vit.
3. Mamografia, që duhet kryer me patjetër nga moshat 35-40 vjeç të paktën një herë në dy vite, kap kancerin në faza shumë të hershme. Këshillohet të kryhet kur gjinjtë nuk janë të fryrë dhe nuk dhembin.

Për të tjera informacione shtesë, mund të klikoni mbi këtë broshurë të Institutit të Shëndetit Publik mbi pyetje të ndryshme rreth kancerit.

*Burimi: Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik dhe Women's Health

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tre vjet pasi Bashkia e Tiranës shembi për ‘interes publik’ shtëpitë 100-vjeçare pranë sheshit Skënderbej, vendin e nënstacionit elektrik

Numri i studentëve është rritur gjatë viti akademik 2018/2019, ku janë regjistruar 139,043 studentë, rreth 5% më shumë se një vit më parë

I infiltruari i emisionit “Stop” takon një 16-vjeçare në shtëpinë e Lacit dhe bëjnë Pazar për tarifat e shërbimeve seksuale.

Krevatë, batanije, ushqime dhe veshmbathje për familjet e dëmtuara nga tërmeti në njësitë administrative të bashkisë Durrës.

Në Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, shoqata e të verbërve në Durrës ka kërkuar më shumë vëmendje nga qeveria dhe me shumë aksesu

Program Kombëtar për depistimin e kancerit të gjirit, me vendosjen e mamografisë së detyrueshme për gratë mbi 50 vjeç”.

15 tetori është caktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si Dita Ndërkombëtare e Ecjes

Një skenë aspak e zakontë ka ndodhur në mes të Tiranës, ku protagonistja ka qenë një femër.

Rreth 1800 studentë të programeve Bachelor dhe Studimeve Profesionale nisën vitin e ri akademik në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durr