Lajm i keq nga Durrësi për papunësinë

Postuar: 11/06/2018 - 17:31

   Norma e papunësisë në vendin tonë ka prekur një nivel të ri rekord minimal, por të dhënat flasin për një situatë jo të njëjtë në çdo cep të territorit të vendit.

Në pjesën dërrmuese të qarqeve, në 8 prej tyre, norma e papunësisë është regjistruar në rënie, por, nga ana tjetër, në 4 prej tyre, vihet re një rritje e normës së papunësisë. Këto qarqe janë: Durrësi, Lezha, Vlora dhe Shkodra.

Këto qarqe mbajnë një peshë domethënëse në ekonominë shqiptare dhe përfaqësojnë një pjesë të konsiderueshme të territorit të vendit. Durrësi, Vlora dhe Lezha ndërkohë, të treja qytete bregdetare, përfaqësojnë edhe pjesën kryesore të turizmit shqiptar.

Më problematike situata paraqitet në Lezhë dhe Shkodër, dy qarqet veriore të vendit, ku norma e papunësisë është rritur me 2.1 dhe 1.5 pikë përqindje respektivisht në krahasim me tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Në Durrës ndërkohë norma është ngjitur me  0.5% dhe në Vlorë me 0.6% në terma tremujorësh. Nga ana tjetër ndërkohë, në disa qarqe të Shqipërisë papunësia ka pësuar një rënie drastike.

Në Berat dhe në Fier, norma e papunësisë ka rënë me nga 4 pikë përqindje, duke marrë shtysë kryesisht nga sektori i industrisë që është mjaft i rëndësishëm në këto dy qarqe./scan

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Trendi i vajzave të reja dhe jo vetëm për të zbehur rrudhat në fytyrë apo për të zmadhuar pjesë të ndryshme me “lifting” apo mbushje,

   “Fiks Fare” solli mbrëmjen e së hënës historinë e një vajze të vogël, Elvanës 6-vjeçare, të cilën gjakësi e ka detyruar të nisë shkoll

Është rikthyer sërish në emisionin "Me zemër të hapur" historia e incestit në një familje në Tiranë, ku babai ndodhet pas hekurave pasi a

Një ditë para fillimit të shkollës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar Shtëpinë e Fëmijëve “Z

Në kohën e digjitalizimit dhe ndryshimit teknologjik, Zvicra po përballet me mungesën e inxhinierëve edhe specialistëve të telekomunikaci

Çdo vit numri i fëmijëve që braktisin shkollën për shkaqe ekonomike është i madh në Durrës e kryesisht në zonën informale të ish-Kënetës.

Arben Kristopulli i paralizuar nga këmbët jeton vetëm prej vitesh pa asnjë njëri që të kujdeset për të.

“Babai im ne Shqipëri ka një sëmundje serioze që duhet të kalojë një operacion kirurgjikal të vështirë.

Zoje Latifaj tregoi për emisionin "Stop" sesi bashkëshorti i saj, Rito Latifaj humbi jetën i asfiksuar nga gazi më 26 maj 2016, vetëm një