Lamtumirë mik, lamtumirë Mikel Janku!

10/01/2019 - 10:46

Nga BUJAR QESJA

Lajmi vjen i dhimbshëm, si vetë koha. Lajmi është shumë i rëndë dhe të godet si plumb. Lotët nuk përmbahen dhe sikur konkurojnë shiun, që e shtoj më shumë ngarkesën kur Mikel Janku konsumoi edhe frymën e fundit. Kur isha në Spanjë në tetor të vitit të kaluar, pyeta të vëllain Vladimirin se si është Keli.

-Ka filluar të mos flasë, pasi ka probleme me grykët. Do të operohet.

Deomos që u ligështova. Mezi prita të kthehem në Atdhe. Numurin e të shoqes Sandrës, ma kishte dhënë Vladimiri. Dhe e mora.

-Jam Bujar Qesja, i thashë. Shok dhe mik i afërt i Mikelit. Si është Mikeli?

Natyrshëm zëri i zonjës Janku, ishte drithërues.

-Ju njoh, foli Sandra. Mikelin e kemi shtruar në spital. Sapo është operuar. Në shenjë respekti për mikun tuaj, po e vendos telefonin në portavoce. Fliti Bujar, po të dëgjon!

-Kel vëlla, flas tejet i mekur dhe asnjëherë më parë në këtë pozicion. Nuk e dija se isha kaq sëmurë. Mbahu vëlla, mbahu mik! Jam pranë teje! Ti je tejet kurajoz. Kalove një operacion të rëndë në zemër dhe doemos do ta kapërcesh edhe këtë sfidë. Të dua vëlla! Kurajo dhe besim se do t'ia dalësh!
Sandra, pasi uli portavocen, më tha:

-Ka ngritur dorën lart Bujar dhe po të përshëndet.

Dhe të dy, e kuptuan njëri tjetrin se po qanim. Mikeli ishte rëndë. Ia tregova Sul Maliqatit, kur erdhi të pinim kafen e zakonshme së bashku dhe ai u ligështua.

-Kur e lashë futbollin, Mikeli më zëvëndësoi mua. Ishte talent. Shumë elastik. Porta e Partizanit dhe i ekipit kombëtar edhe më tej ruajti gardianin e duhur, foli Maliqati.

Mikel Janku nuk është më! Sa rëndë më peshoi ky lajm. Në çast kujtova miqësinë me të, veçanërisht kur ai me meritë “rrëmbeu” detyrën e analistit në Radio Tirana. Por ngushtësisht u lidha, kur bashkëpunova itensivisht me gazetën Sport Ekspres, në dhjetëvjeçarin e parë të viteve 2000.

Shkruaja përditë dhe Mikel Janku mbështeste angazhimet e mia, duke diskutuar gjatë për sportet, pse jo edhe për njerëzit. Lerë pastaj kur takoheshim, ai ishte kaq i mirë, kaq i ëmbël, kaq komunikues, kaq kavaljer dhe kur ndaheshim, mezi pritnim takimin e rradhës.

Mikeli ishte profesionist në çdo angazhim që mori përsipër. Në rininë e hershme mbaroi studimet në Bashkimin Sovjetik, në qytetin Rostov për pilot helikopterësh. Ismet Bellova ishte zotnia që ia zbuloi aftësitë dhe cilësitë. Mbrojti portën e Partizanit në vitin 1964, kur Sul Maliqati mbylli karrierën.

Por më parë, në dy raste zëvëndësoi Maliqatin për arsye dëmtimi. Mbajti çelësat e Partizanit deri në vitin 1969 dhe të ekipit kombëtar 1964-1967. Pastaj u angazhua me detyrën e gazetarit sportiv, të analistit dhe komentatorit, duke mbetur gjithnjë pranë pasionit të tij dhe pranë mendimit dhe gjykimit të sportëdashësve dhe amatorëve të futbollit. 

Mikel Janku! Lindi me 25 tetor 1941 dhe i mbyll sytë përgjithnjë më 10 janar 2019. Por nuk mund të mbyll kurrë sytë për të, memoria e jonë, vëmëndja e jonë, që duket se do të jetë e përjetshme.

Ngushëllime Sandra! Ngushëllime Albano, gjyqtari aq simpatik dhe i denjë për të nderuar të atin! Ngushëllime kolegëve të mi, që aq shumë e donim dhe e respektonim Mikel Jankun! Ngushëllime vëllezërve Agimit dhe Vladimirit! Ngushëllime Sul Maliqati, gardiani historik i portës, ende i fortë dhe i fuqishëm për të jetuar! 

Mikel Janku, do të mbetesh pranë nesh dhe gjithnjë me ne. Ajo çka bëre për së gjalli, është e destinuar të mos harrohet dhe të kujtohet gjithnjë. 

Lamtumirë mik, lamtumirë!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Emocione të forta në puntatën e sotme të rubrikës “Ka një mesazh për ty” në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Stina e nxehtë e verës ka shtuar edhe problemet shëndetësore, kryesisht çrregullime gastrointestinale, alergji dhe problemet respiratore

Rruga Elbasan-Tiranë, te rrethrrotullimi i qendrës tregtare TEG u përgjak në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme për shkak të një

Kurora e gjelbër e Durrësit, ose mushkëria e qytetit bregdetar në Kodër Vilë në Durrës është duke u masakruar ditët e fundit.

Me rastin e Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut, universiteti “Aleksandër Moisiu” u vizitua nga një grup parlamentarësh të Komisionit pë

Dita Botërore e Breshkave përkujtohet çdo vit më datë 16 qershor duke i kushtuar një rëndësi të veçantë ruajtjes së këtyre llojeve global

Asnjë durrsak nuk e kishte menduar ndonjëherë më parë që do të vinte një ditë që për të bërë plazh do qëndronin edhe mbi gurë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Dekani i Fakultetit të Teknologj

Pas provimit të parë të maturës shtetërore, atij të gjuhës së huaj të kryer më 7 qershor, mbi 36 mijë maturantë në Shqipëri do t’i nënsht

25 të rinj të zonave rurale të bashkisë së Durrësit (njësive administrative Katund i ri dhe Manzë) janë bërë pjesë e projektit “Forcimi i