Lëmshi te Gjendja Civile, KLSH: 8,189 persona mbi 150 vjeç, mijëra gabime në sistem

09/10/2018 - 08:00

Shqipëria duket një vend rekord për moshën e 150 vjeçarëve, të paktën nëse i referohemi të dhënave që gjeneron sistemi i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile. Por Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka dalë në përfundimin se ky sistem në vetvete mbart mijëra gabime të lidhura me shtetasit e regjistruar në Regjistrin Kombëtar.

Kështu sipas KLSH ekzistojnë 30,249 fusha të paplotësuara për “adresën”, 8 fusha të paplotësuara për “ID familjare”, 28,858 fusha të paplotësuara për “lidhja me kryefamiljarin”. Po kështu janë 588 raste ku të dhënat rezultojnë të përsëritura por nuk mbetet me kaq.

“U konstatuan rekorde jashtë logjikës; 5,555 raste kombësia e të cilave është shënuar XXX, XXA apo XXZ; Fusha “radha në familje” në 2,787 raste ka vlerë “0”, dhe në mjaft raste ka numra që nuk përputhen minimalisht me numrin e anëtarëve në familje; u konstatuan 6 emra 8 me përbërje ‘Xxx’, nga të cilët 1 prej tyre ka edhe mbiemrin ‘Xxx’, dhe 1 rast ka edhe emrin e të atit ‘Xxx’” thuhet në raportin e auditimit.

Por regjistri nuk është se vuan vetëm nga pasaktësitë por edhe nga pjesa e përditësimit të tij. Sipas KLSH numri i personave me moshë mbi 100 vjeç rezultoi 8,674, nga të cilët 485 janë të bllokuar dhe nuk marrin shërbim, ndërsa 8,189 persona rezultojnë nga sistemi si marrës të shërbimit (mosha e personave të filtruar arrin deri në afërsisht 150 vjeç).

“Referuar të dhënave nga ISSH, janë në kushtet e përfitimit të pensionit rreth 603 persona. Bazuar në komunikimet verbale me përfaqësues të DPGJC, personat mbi 100 vjeç u hiqet e drejta për të votuar deri në momentin që vetëdeklarohen. Ky veprim është konsideruar diskriminues edhe nga raporte periodike të OSBE-ODIHR, për arsye se çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë ka të drejtën e votës” vlerëson KLSH.

Nga ana tjetër të dhënat e sistemit në shumë raste kanë mangësi dhe numër të konsiderueshëm fushash të paplotësuara të cilat sipas këtij institucioni nuk japin siguri.

I njëjti dokument nënvizon se ka një problematikë të përgjithshme që haset me mënyrën sesi janë hedhur të dhënat që nga dixhitalizimi në 2010-ën dhe në rastet kur janë kërkuar korrigjime nuk ka një procedurë standarde që tregon masat që janë marrë.

Për të gjitha këto konstatime KLSH ka bërë rekomandimet e nevojshme të cilat përfshijnë mes të tjerash edhe verifikime për personat mbi 100 vjeç që rezultojnë sot në regjistër.

Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me rastin e Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut, universiteti “Aleksandër Moisiu” u vizitua nga një grup parlamentarësh të Komisionit pë

Dita Botërore e Breshkave përkujtohet çdo vit më datë 16 qershor duke i kushtuar një rëndësi të veçantë ruajtjes së këtyre llojeve global

Asnjë durrsak nuk e kishte menduar ndonjëherë më parë që do të vinte një ditë që për të bërë plazh do qëndronin edhe mbi gurë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Dekani i Fakultetit të Teknologj

Pas provimit të parë të maturës shtetërore, atij të gjuhës së huaj të kryer më 7 qershor, mbi 36 mijë maturantë në Shqipëri do t’i nënsht

25 të rinj të zonave rurale të bashkisë së Durrësit (njësive administrative Katund i ri dhe Manzë) janë bërë pjesë e projektit “Forcimi i

Muajt e parë të vitit 2019 shënojnë një rritje të numrit të azilkërkuesve në Bashkimin Europian.

Qemal dhe Afrim Bushi janë paraqitur këtë të diel në “Shihemi në Gjyq” tek “E Diela Shqiptare” për shkak të një konflikti të ashpër që ka

Një prej tre shqiptarëve që rënë në prangat e policisë italiane në vitin 2018, pasi u kapën me sasi të madhe droge në makinë është liruar

Në një vend ku armët ndodhen ende në duart e popullatës dhe vrasjet e plagosjet prej tyre mbeten një problem ende i pazgjidhur, siguria ë