"Lider me Integritet" në UAMD, studentët trajnohen për t'i thënë "JO" korrupsionit (FOTO)

06/11/2018 - 16:42

Akademia “Lider të rinj me integritet” nisi rrugëtimin e saj nga universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës (UAMD). Në datat 5-6 nëntor, 2018, studentë nga të 6 fakultetet e UAMD-së, u përzgjodhën me kujdes nga organizatorët për të qenë zëri i moshatarëve të tyre në universitet dhe më gjerë.

Ata u trajnuan për të qenë lider të një kulture universitare të bazuar në suksesin e ndershëm, aftësinë dhe meritokracinë.

Gjatë dy ditëve të trajnimit studentët diskutuan mbi përpjekjet dhe mënyrat për të patur një universitet të paprekur nga korrupsioni, si dhe shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar në nisma frymëzuese për të luftuar fenomenet negative në arsimin e lartë në vend. Në fund të trajnimit ata u zotuan të krijojnë Klubin studentor “Lider me Integritet” në UAMD.

Aktiviteti u mundësua nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit në kuadër të projektit “Të rinjtë luftojnë korrupsionin në arsimin e lartë në Shqipëri”, me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

UAMD do të vazhdojë të mbështesë aktivitete të kësaj natyre për të forcuar kapacitetet studentore dhe promovuar përfshirjen dhe angazhimin e studentëve në jetën universitare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në Shqipëri rreth 37 për qind e të punësuarve janë në të zezë.

Elida Musa aplikoi për herë të parë në dhjetor të vitit 2018 për azil në Francë. Elida ka një diplomë për infermieri.

Nis sezoni i XII i provimeve të shtetit për të gjithë mësuesit e rinj, që janë në pritje për licencën si kusht për të kërkuar një vend pu

Në këto kohë lajmesh të trishta, historia e Luftarit ngjan si “rast i izoluar”.

Një tjetër histori mjaft prekëse që u transmetua mbrëmjen e djeshme në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e Sulltanes dhe Shpë

Nëpërmjet një vendimi të Këshillit të Ministrave që nga sot do të fillojë zbatimi i procedurave të reja për identifikimin, ndihmën e menj

Nga Admir Malaj, #ZëriIntegrimit

Para 25 vjetësh ishte eveniment të shkoje në Durrës, tek Shkëmbi Kavajës.

Qarqet më të plakura të vendit janë Gjirokatrsa, Saranda dhe Lezha.