Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka publikuar rezultatet e provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë për “Maturën Shtetërore 2019”.

Në provimin e zhvilluar më 12 qershor kanë marrë pjesë 36,412 maturantë. Nga rezultatet e publikuara rezulton se kalueshmëria është 94.8%.

Rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore (MSH) për lëndët e tjera do të publikohen sipas afateve të parashikuara në “Rregulloren e MSH 2019”.

Rezultatet mund t'i shihni duke klikuar KËTU: