Universiteti është një nga periudhat më të rëndësishme në formimin e karrierës dhe personalitetit Universiteti Ndërkombëtar në Strugë i ofron studentëvë një diversitet kulturash në të cilin ata mund të socializohen dhe të krijojnë një komunitet shoqëror.

Stafi akademik i UNS është një tjetër motiv i cili më ka ndihmuar të fitoj një eksperiencë të re duke njohur ligjin, funksionin e ekonomisë si dhe korniza të pafundme të historikut -zhvillimit të shoqërisë. Duke ecur në rrugën e dijes që ofron UNS studentët arrijnë të ndërtojne një të ardhme të sigurt!

Duke pasur parasysh rëndësinë e madhe të mësimit praktik, UNS është vazhdimisht duke punuar për të rritur numrin e kompanive dhe institucioneve ku studentët e UNS mund të ndjekin praktikën. Në këtë kontekst në vitet e fundit studentët e UNS kryejnë praktikën në një numër të madh të institucioneve si gjykatat, prokuroritë publike, zyrat juridike, zyra noteriale,departamentet e ministrive në qeverinëlokale, degët e bankave, zyrat e kontabilitetit dhe firmat konsulente, kompanitë e sigurimeve, kompanitë që kanë të bëjnë me zhvillimin e software dhe hardware, dhe shumë institucione dhe kompani të tjera.

Pasi përfundova studimet Bachelor dhe njëkohësisht duke vazhduar studimet Master u bëra pjesë e stafit akademik të UNS duke  vazhduar praktikën si asistente pedagoge në Fakultetin e Shkencave Juridike .Diversiteti i studentëve në UNS krijon një 'komunitet' unik   duke integruar dhe rritur vlerat shoqërore në labirintet e pafundme të dijes dhe shkencës. Edukimi është arma më e çmuar për të ndryshuar botën,behuni ju 'ariktektët ' e së ardhmes tuaj dhe formimit të duhur akademik për të qënë lider!