Manastirliu: 11 të lënduarit në protestë lënë spitalin në gjendje të stabilizuar

14/04/2019 - 17:41

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se njëmbëdhjetë personat e lënduar gjatë protestës së djeshme kanë lënë spitalin në gjendje të stabilizuar.

Në një postim në Facebook, Manastirliu shkruan se gadishmëria e ekipeve mjekësore gjatë dhe pas protestës së opozitës ishte maksimale dhe ka trajtuar në kohë policët dhe qytetarët e lënduar.

POSTIMI I PLOTË

11 personat e lënduar gjatë protestës së dhunshme të opozitës kanë lënë spitalin në gjendje të stabilizuar. 

Gatishmëria e ekipeve tona mjekësore gjatë dhe pas protestës së opozitës, që precipitoi në mënyrën më të shëmtuar dhe të papërgjegjshme në dhunë ndaj forcave të rendit, ishte si çdo herë maksimale, duke trajtuar në kohë policët dhe qytetarët e lënduar.

Dëshpërimi i atyre, që të vetmen gjuhë që njohin kanë gjuhën e shashkave dhe të vetmen alternativë, dhunën ndaj institucioneve, shkaktoi lëndime fizike mbi pesë policë, të cilët u goditën në fytyrë dhe gjymtyrë. Fatmirësisht, pa pasoja të rënda për shëndetin e tyre.

Gjatë protestës së djeshme 11 persona janë transportuar me autoambulancat dhe ekipet e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, nga të cilët pesë punonjës policie dhe një protestues u trajtuan në spitalin universitar të Traumës nga lëndimet e marra për shkak të lëndëve plasëse. Ndërsa pesë qytetarë kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Një falënderim për të gjithë ekipet e urgjencës mjekësore paraspitalore të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore dhe stafeve të urgjencave të QSUT dhe spitalit universitar të Traumës për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka shkuar në 67 numri i personave të shëruar nga koronavirusi.

10 mjekët që u dërguan në mision ndihme në Itali kanë filluar sot punën në spitalin e Breshias në Itali, ndërsa 20 infermierët do të fill

Një tjetër përfaqësues i Komitetit të Covid 19 pranë Ministrisë së Shëndetësisë preket nga koronavirusi.

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë shëruar 8 persona të infektuar me koronavirus.

“Kur më duhet të vij në spital shikoj në Tiranë njerëz dhe them është e tmerrshme.

Hapet spitali i dytë COVID-19. Nga sot, spitali “Shefqet Ndroqi” është spitali i dytë COVID në vend.

Kufizimi i lëvizjeve dhe bllokimi i punës në sektorin privat ka bërë që shumë familje të vihen në vështirësi të madhe për të mbijetuar.

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar dy “manuale” se si të veproni në mbrojtje nga koronavirusi i ri, i quajtur COVID-19, kur dilni

Shkollat do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa mësimet jepen online në mënyrë që nxënësit të mos humbasin vitin shkollor dhe të

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka postuar në profilin e tij disa foto që tregojnë grumbullime njerëzish.