Manastirliu: Çadra për triazhin mjekësor në QSUT dhe tek Trauma

23/03/2020 - 16:27

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në një komunikim me publikun tha se mbetet thelbësore ruajtja e stafit mjekësor dhe infermerior. Manastirliu bëri të ditur se në kuadër të masave të marra, përpara Urgjencës së QSUT ka nisur tashmë ngritja e çadrave të triazhit mjekësor.

“Kemi vendosur ngritjen e çadrave të triazhit mjekësor, përpara Urgjencës së QSUT dhe përpara Urgjencës së Spitalit të Traumës. Aktualisht po përfundon trajnimi i ekipeve që do të vendosen në shërbimet e triazhit në çadra”, bëri me dije Manastirliu.

Gjatë komunikimit me publikun, Manastirliu bëri të ditur se do të rritet numri i respiratorëve.

“Po lidhim kontratën për blerjen e 54 respiratorëve dhe vijojmë procedurën për 100 respiratorë të tjerë, që do të mbërrijnë sipas një kalendari të mirëpërcaktuar”, tha Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë bëri të ditur edhe shtimin e stokut të mjeteve të mbrojtjes personale.

“Me masat që kemi marrë kemi arritur të sigurojmë rritjen e stokut me 25 mijë maska ffp2/ffp3 dhe në vazhdim pritet furnizimi me 140 mijë maska ffp2/ffp3, ndërkohë që planifikojmë krijimin e një stoku me plus 200 mijë maskash specifike ffp2/ffp3. Sa i përket veshjeve speciale po rrisim në këtë javë me 10 mijë stokun e veshjeve dhe planifikojmë rritjen e stokut me 50 mijë veshje speciale”, bëri të ditur Manastirlu.

Ministrja e Shëndetësisë sqaroi gjithashtu se, sa i përket elementëve të tjerë doreza nitrili, syze mbrojtëse, helmeta mbrojtëse, dezinfektantë etj, po ashtu është siguruar stoku i nevojshëm për përballimin e kësaj situate dhe në vijim. Ndërkohë sa i përket maskave të thjeshta, kemi një sasi stoku mbi 500 mijë maska të thjeshta dhe kirurgjikale si dhe rreth 650 mijë doreza sterile dhe josterile.

Duke u shprehur se po bëhet më e mira me kapacitet që ka vendi për t’u përballur me një virus i cili është shumë I rrezikshëm, Manastirliu ka përsëritur apelin për qytetarët për të respektuar masat e distancimit social, të qëndrojnë në shtëpi, të ndihmojnë veten e tyre dhe të afërmit e tyre, sidomos ata që janë të moshuar, me semundje kronike dhe më të pamundur.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nga 383 persona të infektuar me COVID 19, 41 raste janë në radhët e bluzave të bardha.

Kur po bëhet gati një muaj që ka nisur kufizimi i lëvizjeve dhe shqiptarët janë vendosur në karantinë të detyruar brenda shtëpive të tyre

Qendra për Nisma Ligjore Qytetare shpreh shqetësimin e saj lidhur me rastet e dhunës në familje në shqiptare gjatë periudhës së izolimit

Një 80-vjeçare nga Vlora është bërë pacientja e 100-të e shëruar nga koronavirusi në Shqipëri, teksa la sot Spitalin Infektiv.

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus, në një lidhje të drejtpërdrejtë me News 24” ka treguar

“Jemi në mesin e një beteje që nuk është ndalur në asnjë moment, lufta nuk ka mbaruar”.

Rregullat e lëvizjes së qytetarëve në kushtet e karantinës kanë venë në vështirësi mjaft qytetarë në Durrës.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, i cili u prek nga koronavirusi ka falënderuar të gjithë ata që janë interesuar për shëndet

Me anë të një postimi në Facebook, ministrja e Arsimit Besa Shahini, ka përcjellë momente pune të mësuesve nga i gjithë vendi ndërsa zhvi

Drama e tre grave që me pensionin e verbërisë së gjyshes prej 100 mijë të vjetra do shtyjnë gjithë muajin.