Manastirliu inspekton punimet në Agjencinë e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore: Procedurat e regjistrimit të barnave do të jenë online

22/01/2020 - 13:43

Të gjitha autorizimet për importin dhe eksportin e barnave mjekësore do të lëshohen online brenda vitit 2020. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit të punimeve në Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, e cila po përfundon rehabilitimin e plotë.

"Janë më shumë se 3 mijë autorizime zhdoganimi apo leje importi për barnat që kryhen manualisht, të cilat do të kryhen online nëpërmjet portalit e-Albania", tha Manastirliu.

Për barnat të cilat ndodhen në regjistër, të pajisura me autorizim tregëtimi, por edhe për barnat e paautrizuara, lëndët aktive dhe ndihmëse si dhe autorizimet e eksportit subjektet farmaceutike do të pajisjen me autorizim importi/eksporti dhe autorizim zhdoganimi nëpërmjet sistemit online, duke shmangur qëndrimin për disa orë në Agjenci, për t’ju nënshtruar procedurave të mëtejshme. Për vitin 2019 janë kryer mbi 3000 autorizime importi, autorizime zhdoganimi dhe autorizime eksporti, çka do të thotë se këto procedura tashmë do të ndiqen vetëm online.

Brenda këtij viti, subjektet nuk do të kenë më detyrimin të paraqesin dokumentet shoqërues për shërbimet e mësipërme pranë AKBPM-së, por nëpërmjet portalit unik e-Albania do të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm online.

Manastirliu tha se në përfundim të punimeve që po kryhen në Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, do të ndërtohen edhe dy laboratorë të rinj, që do të rrisin më shumë sigurinë për kontrollin e cilësisë së barnave.

"Ky investim i rëndësishëm që është drejt përfundimit do të garantojë sigurinë e barnave dhe materialeve mjekësore, ku përveç rehabilitimit të godinës, po investojmë në ngritjen e dy laboratorëve modernë, që do të jenë të çertifikuar për kryerjen e një seri analizash që garantojnë cilësinë dhe sigurinë e barnave në vend", tha ministrja.

Rehabilitimi i Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore është një investim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me vlerë 121.4 milionë lekë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ditë më parë “Stop”transmetoi dy dëshmi të reja, që implikojnë profesorin e kantos në shkollën e mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier

Ideja e ministrit të turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi e mbështetur nga hotel "Aragosta" me pronar Eduard Xhepa, janë finalizuar me një

Të tjera dëshmi tronditëse kanë dalë në dritë për abuzimet e mësuesit “zhigolo” të shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier.

Pema e Paulownia po bëhet një ndër më të kultivuarat nga fermerët shqiptarë në vitet e fundit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar sot Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit P

Hapet gara për mësuesit që duan të vihen në listë pritjeje për t’u punësuar në vitin e ardhshëm shkollor.

Numri i lindjeve dhe shtesa natyrore e popullsisë shënuan rënie në vitin 2019 në Shqipëri krahasuar me një vit më parë.

Pasojat e tërmetit të 26 nëntorit po ndihen ende në ekonominë durrsake.

Studentët e Universitetit të Mjekësisë do të kryejnë praktikat mjekësore në laboratorin e ri të biosimulimit klinik pranë Fakultetit të M

Indeksi i shëndetit 2019: nën mesataren botërore; më dobët kapacitet në spitale dhe qendra shëndetësore…