Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Manastirliu jep lajmin e mirë për 10-vjeçarin, ja surpriza e stafit në Onkologjik

15/01/2021 - 16:10

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë lajmin e mirë në Facebook për një 10-vjeçar nga Burreli, i cili ka arritur të fitojë një betejë të rëndësishme në luftën kundër kancerit.

Manastirliu ka vlerësuar profesionalizmin dhe përkushtimin e ekipit të mjekëve të cilët bënë të mundur ndërhyrjen delikate dhe trajtimin kompleks të 10-vjeçarit.

"Pas mundimit të gjatë për Ardenisin e vogël në betejën e vështirë me tumorin në sistemin nervor, ndërhyrjes delikate në neurokirurgji dhe përfundimit të një trajtimi kompleks me radioterapi në spitalin onkologjik, 10 vjeçari nga Burreli ka arritur të fitojë një betejë të rëndësishme në luftën kundër kancerit. Kjo, falë profesionalizmit dhe përkushtimit të pashoq të dr. Arturit, dr. Orgesit dhe të gjithë ekipit fantastik të #neurokirurgjisë dhe #radioterapisë në #QSUT

Sot ishte një ditë e veçantë në shërbimin e radioterapisë, pasi stafi mjekësor i kishte përgatitur një surprizë për ditëlindje Ardenisit të vogël, që këtë 10 vjetor e festoi ndryshe, me lajmin e mirë të përfundimit me sukses të trajtimit kompleks në spitalin onkologjik në Tiranë",
shkruan Manastirliu..

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ditë më parë, River Cleanup Albania ka zhvilluar aksionin e 13-të përgjatë lumit të Tërkuzës, si degë kryesore e lumit Ishëm, i konsi

Grup-moshat më të vjetra të popullsisë janë më pak të ekspozuara ndaj fenomenit të papunësisë, në krahasim me ato më të reja.

Vaksinimi po ecën me ritme të shpejta në të gjithë Europën, teksa me afrimin e verës, vendet po përpiqen që të çlirojnë sa më shumë ekono

Shqipëria renditet e 106-a në botë për humbjet e jetëve njerëzore për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit midis 1999 dhe 2019, pa ndrysh

Interneti, ndër të tjera, është burim i madh informacioni për shëndetin. Sipas të dhënave të Eurostat, 33% e shqiptarëve të moshës 16-74

Në Shqipëri, 53% e qeverisë përbëhet nga ministre gra, duke u renditur ndër 10 vendet e para në botë, ku femrat kanë pushtet më të madh p

Nga viti 2010 në vitin 2019, numri i hoteleve, bareve dhe restoranteve në të gjithë vendin është rritur me 17%.

Vaksimi po ecën me shpejtësi pothuajse në të gjithë botën dhe po shihet si mjeti më i mirë për të kufizuar përhapjen e Covid-19 dhe për t

Një familje në nevojë e komunitetit egjiptian në Durrës është bërë me shtëpi të re pasi të mëparshmen e rrënoi tërmeti i 26 nëntorit të 2

Pandemia i përkeqësoi treguesit e zhvillimit njerëzor kudo në botë, por në Shqipëri, ashpërsia e dëmit po vjen më e fortë.