Manastirliu: Marrëveshje me Poliklinikën e Barit për trajtimin e pacientëve me sëmundje të rralla

21/09/2019 - 10:47

 Pas Turqisë, edhe Italia merr përsipër trajtimin e specializuar të rasteve të veçanta të pacientëve shqiptarë, me sëmundje  të rralla. Marrëveshja u arrit me Poliklinikën e Barit, gjatë vizitës së Ministres Manastirliu në Rajonin e Puglias.

“Jam shumë e kënaqur që bashkë drejtorin e përgjithshëm të Poliklinikës së Barit konkretizojmë dy projekte të rëndësishme, projektin rajonal për zhvillimin e telemjekësisë për menaxhimin e rasteve të infarkteve si dhe binjakëzimin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Spitalit Universitar të Barit apo siç njihet, Poliklinika e Barit, që do të mundësojë trajtimin e pacientëve me sëmundje të veçanta në Itali”, tha Manastirliu gjatë vizitës së zhvilluar në Poliklinikën e Barit.

Drejtori i Përgjithshëm i Poliklinikës së Barit u shpreh se binjakëzimi i dy spitaleve universitare do t’i vlejë forcimit të marrëdhënies së miqësisë e vëllazërisë mes popujve tanë, por edhe shkëmbimit të eksperiencave.

Gjatë vizitës në Poliklinikën e Barit, u prezantua projekti ndërkufitar që konkretizohet mes tre shteteve të Adriatikut të Poshtëm, Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi në fushën e Telemjekësisë.

Projekti E-Shëndetësi ka si pritshmëri t’i përgjigjet më mirë nevojave të pacientëve, të reduktojë shpenzimet e kujdesit shëndetësor, duke mbajtur të njëjtën cilësi shërbimi. Në një nivel më të lartë, do të jetë në dispozicion një komunikim i dyfishtë me profesionistët e shëndetësisë, telemonitorimi i personalizuar i parametrave biomjekësor, monitorimi i përputhshmërisë me terapinë, etj..

Me anë të këtij projekti që nis të implementohet në tre shtete, do të bëhet i mundur krijimi dhe zhvillimi i rrjetit të infarktit territorial, duke përfshirë ambulancat instrumentale, ndihmën e largët për pacientët në rrezik, telemonitorimin dhe tele-emergjencën, me qëllim rritjen e efikasitetit të menaxhimit të infarktit, sidomos minutave pas ngjarjes dhe shkurtimit të kohës për ndihmë mjekësore.

Qasja e re do të mundësojë përkufizimin dhe personalizimin e shërbimeve të reja sociale dhe të kujdesit shëndetësor të cilat janë përshtatur bazuar në faktorët socio-ekonomik dhe mjedisor, modelet e sjelljes, etj, duke krijuar një model të ri, më afër pacientit, modelin e mjekësisë personale. Projekti parashikohet të jetë 3-vjeçar dhe nis brenda muajit Tetor të këtij viti.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Strategjia e rihapjes do të vijojë sipas fazave që komiteti teknik i ekspertëve ka miratuar.  Do të vijojmë me hapjen e çerdheve dhe kop

Andrea Karanaxha është një prej pensionistëve në qytetin e Durrësit, që ka pasion kopshtarinë.

Imami Ervin Qylafku, i cili drejton Xhaminë e Madhe në Durrës, në urimin e tij për besimtarët për ditën e Fitër Bajramit, lutet vetëm për

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën, më 24 maj 2020.

Mbyllja e lojërave të fatit në fund të vitit 2018 bëri që shumica e atyre që luanin në kazino apo pika bastesh të ktheheshin tek bixhozi

Shqipëria po bën hapa prapa në indeksin e zhvillimit njerëzor për shkak se vdekshmëria foshnjore po rritet vit pas viti dhe nga ana tjetë

Ministria e Shëndetësisë publikon udhëzuesin për masat që duhet të ndërmarrin institucionet e kopshteve dhe çerdheve në prag të hapjes, n

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në Ditën Kombëtare të Jetimëve ka zgjedhur të shprehë mirënjohjen për

Muaji i Ramazanit në Shqipëri dhe në mbarë botën, pritet me shtim në adhurime nga besimtarët myslimanë, pasi janë 30 ditë dedikuar më shu