Manastirliu në Durrës: Barna për të sëmurët kronikë, vijon vaksinimi i kategorive në rrezik

03/12/2019 - 14:58

Shërbimi shëndetësor po ofrohet pa ndërprerje pranë pikave të emergjencës dhe në hotele ku janë akomoduar familjet e mbetura pa strehë si pasojë e tërmetit. Ministrja Manastirliu vizitoi sot pacientët kronikë që po marrin shërbim në kompleksin Diama në Durrës, ku janë akomoduar 300 banorë, kryesisht nga zona e Durrësit dhe Thumanës.

“Kemi evidentuar 435 pacientë kronikë në hotele dhe pikat e emergjencës, të cilët po marrin mjekimin e nevojshëm, në mënyrë që të mos ju mungojë mjekimi i vazhdueshëm. Kemi organizuar shërbimin për ofrimin e kujdesit shëndetësor pranë hoteleve dhe kampeve të emergjëncës”, tha Manastirliu.

Në të gjitha hotelet dhe pikat e emergjencës ka nisur edhe programi i vaksinimit ndaj gripit për kategoritë në rrezik.

Është e rëndësishme ta vijojmë këtë program pranë piakve ku ka grumbullime qytetarësh, në mënyrë që të ruajmë shëndetin e tyre”, tha Manastirliu.

Sa i takon shërbimit shëndetësor për qytetarët si pasojë e tërmetit, aktualisht janë 18 pacientë që vijojnë të marrin shërbim në spitalin e Traumës dhe 3 në spitalin e Durrësit. Të gjithë pacientët janë në gjendje të stabilizuar, drejt përmirësimit. Aktualisht shërbimi është i përqendruar në qendrat 24-orëshe afër zonave të prekura dhe me ekipet mjekësore në terren në hotele ku janë sistemuar banorët e mbetur pa strehë.

Janë kryer 2,500 vizita dhe trajtime mjekësore në hotele ku janë vendosur banorët e mbetur pa strehë si pasojë e tërmetit.

3769 vizita dhe trajtime mjekësore në qendrat shëndetësore 24/7 pranë zonave të prekura nga tërmeti.

435 të semurë kronikë të evidentuar në hotele po marrin trajtimin e nevojshëm me barna.

Në pikat e emergjencës ka nisur vaksinimi kundër gripit për të sëmurët kronikë, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në 5 vjeç, për t’i mbrojtur nga viruset stinore.Deri tani janë kryer 178 vaksinime dhe procesi po vijon në çdo pikë emergjence.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka siguruar qytetarët në Laç se shërbimi provizor i urgjencës nuk do të

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, zbuloi në rubrikën “Opinion”, në News24, se si është aktualisht gjendja shëndetësore e Ramë

Pasojat e pastërmetit të 26 nëntorit në Durrës janë dramatike në këtë prag dimri për mijëra banorë në Durrës.

Qendra “Smart Center” në Durrës vjen me oferta festive në muajin dhjetor.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Qendra Sociale “Gonxhe Bojaxhi”, është shprehur se shërbimi  shënd

E ftuar në rubrikën "Opinion" në "News 24", psikologia Artemis Shehu tha se trauma pastërmet mund të zgjasë deri në katër javë.

Ashtu siç ishte përcaktuar edhe nga Ministra e Arsimit dhe Sportit, ka nisur sot procesi mësimor në zonat e goditura rëndë nga tërmeti sh

Shqiptarët nga e mbarë bota vazhdojnë që të japin kontribute të çmuara për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit.

Më 7 dhjetor 2019, lektorët e universitetit "Aleksandër Moisiu" Durrës (UAMD, Osman Metalla dhe Eugen Pepa, dhe Lions Club International

Shtyhet sërish nisja e procesit mësimor për Universitetin e Mjekësisë dhe atë Politeknik në Tiranë.