Manastirliu në Fier: Nis rehabilitimi i Pediatrisë, shërbim me standarde për 40 mijë fëmijë

18/10/2019 - 12:18

Nis rehabilitimi i Pediatrisë në spitalin rajonal të Fierit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi paraditen e sotme punimet për rindërtimin me themel të Pediatrisë së Fierit, që do të transformojë shërbimin për rreth 40 mijë fëmijë në vit.

Me një kapacitet prej 99 shtretërish, Pediatria e Fierit që pret rreth 100 urgjenca në ditë, do të jetë plotësisht e rehabilituar brenda muajit janar. Investimi parashikon rikonstruksionin e të gjithë godinës ku ofrohen shërbimet e pediatrisë së përgjithshme, pediatrisë infektive, reanimacionit të pediatrisë dhe urgjencës pediatrike.

Manastirliu deklaroi nga Fieri se shumë shpejt do të nisë investimi për rehabilitimin e Pediatrisë së Tiranës. Sapo ka përfunduar investimi në Pediatrinë e Beratit, vijon puna për rehabilitimin e Pediatrisë së Durrësit dhe shumë shpejt nisin punimet për rindërtimin dhe zgjerimin e Pediatrisë së Tiranës, një investim strategjik me vlerë 9 milion euro.

E pyetur për shërbimin e mamografisë, Manastirliu deklaroi se aktualisht në qytetin e Fierit po ofrohet shërbimi i mamografisë nëpërmjet mamografit të lëvizshëm, ndërsa shumë shpejt spitali rajonal i Fierit do të pajiset me mamografi stacionare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një protestë paqësore është organizuar në Padova nga shqiptarë dhe italianë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar të shembur si sot dy javë më

“Strategjia e rihapjes do të vijojë sipas fazave që komiteti teknik i ekspertëve ka miratuar.  Do të vijojmë me hapjen e çerdheve dhe kop

Andrea Karanaxha është një prej pensionistëve në qytetin e Durrësit, që ka pasion kopshtarinë.

Imami Ervin Qylafku, i cili drejton Xhaminë e Madhe në Durrës, në urimin e tij për besimtarët për ditën e Fitër Bajramit, lutet vetëm për

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën, më 24 maj 2020.

Mbyllja e lojërave të fatit në fund të vitit 2018 bëri që shumica e atyre që luanin në kazino apo pika bastesh të ktheheshin tek bixhozi

Shqipëria po bën hapa prapa në indeksin e zhvillimit njerëzor për shkak se vdekshmëria foshnjore po rritet vit pas viti dhe nga ana tjetë

Ministria e Shëndetësisë publikon udhëzuesin për masat që duhet të ndërmarrin institucionet e kopshteve dhe çerdheve në prag të hapjes, n

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në Ditën Kombëtare të Jetimëve ka zgjedhur të shprehë mirënjohjen për